Panorama (Albania)

Takimi me tre ish-presidentë­t, Begaj: Do të gaboj sa më pak

“Askush nuk është i përjetshëm”, biseda me Topin, Mejdanin dhe Moisiun “Ne që ishim në luftë, nuk menduam për postet...”, Moisiu zbardh takimin prej 90 minutash te Pallati i Kongreseve

- VALENTINA MADANI

Para marrjes zyrtarisht të detyrës si kryetar i shtetit, Bajram Begaj prej disa ditësh ka nisur një tur takimesh me paraardhës­it e tij.

Takimin e parë e zhvilloi me ish-presidenti­n Alfred Moisiu, ndërkohë që dje Presidenti i zgjedhur, mblodhi për 90 minuta ish-krerët e shtetit, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi në Pallatin e Kongreseve. Gjatë bashkëbise­dimit me ta, Presidenti i ri mësohet të jetë shprehur se "mësimet e vyera të atyre që kanë qenë më parë në Presidencë duhen mbajtur parasysh". Begaj i cilëson Moisiun, Mejdanin dhe Topin si këshilltar­ë për të cilët ka ndër për t'i pasur afër në mënyrë që sipas tij të gabojë sa më pak kur të marrë zyrtarisht funksionet. "Unë dëshiroj që kështu, së bashku, të kuvendojmë vëllazëris­ht për punët dhe sfidat e atdheut tonë. Koha kalon shpejt, askush nuk është i përjetshëm dhe asnjë detyrë shtetërore nuk është e pafundme. Por mësimet e vyera të atyre që kanë kaluar më parë nga rruga jonë duhen mbajtur parasysh sa më mirë dhe kur ke fatin që t'i kesh pranë ata, atëherë mund të gabosh më pak. Është një nder i madh për mua që të kem këshilltar­ë të tillë", mësohet të jetë shprehur z. Begaj në takimin me paraardhës­it e tij. Para pak ditësh, Begaj pati një takim me ish-presidenti­n Alfred Moisiu, i cili i dhuroi Presidenti­t të zgjedhur edhe librin e tij "Midis Nanos dhe Berishës". Begaj e vlerësoi Moisiun, si një burrë të urtë e patriot, i cili tashmë i përket historisë së vendit si President i të gjithëve. Moisiu e takoi sërish dje Presidenti­n e ri teksa zbardhi detaje për gazetën "Panorama" rreth asaj që u bisedua mes ish-presidentë­ve dhe pasardhësi­t Bajram Begaj.

INTERVISTA Z. Moisiu, ju u takuat për herë të dytë brenda pak ditësh me Presidenti­n e ri, por këtë herë edhe në prani të dy ish-presidentë­ve Bamir Topi dhe Rexhep Mejdani. Cili ishte qëllimi i takimit…?

Një takim njohje me ne të gjithë ish-kryetarët e shtetit. Takim tepër miqësor. E pritëm me kënaqësi bisedën me Presidenti­n e ri pas ftesës që na e bëri të treve.

Presidenti ju mblodhi në "shtëpinë tij", por me çfarë ju qerasi…?

Pimë kafe dhe folëm miqësisht.

Me çfarë e shoqëruat kafen e mëngjesit?

Kafe me ujë dhe disa biskota.

Çfarë biseduat konkretish­t teksa konsumonit kafenë...?

Ne u njohëm nga afër me njëri-tjetrin, por edhe shkëmbyem përvojat tona në krye të Presidencë­s, teksa Presidenti i ri ishte shumë i interesuar për të dëgjuar rreth përvojave tona në krye të shtetit.

Presidenti i ri është një dëgjues I mirë…?

Por një dëgjues madje shumë i mirë. Begaj u tregua i vëmendshëm ndaj shkëmbimit të eksperienc­ave tonë si President të vendit. Si të thuash ne e "armatosëm" si ushtarak që është me përvojat tona në krye të shtetit.

Çfarë e bënte më të vëmendshëm…? Për çfarë ishte i interesuar më tepër?

Në folëm kryesisht për situatën aktuale të brendshme dhe të jashtme. Ne bashkëbise­duam për gjendjen në rajon, madje edhe situatën e luftës në Ukrainë. Begaj ishte i interesuar sigurisht edhe për çështjet e politikës së jashtme.

Po vet Presidenti i ri, çfarë mesazhi përcolli gjatë 90 minutave të bashkëbise­dimit...

Kryesisht për sfidat e atdheut tonë.

Sa e prekshme u bë situata politike në vend gjatë bisedës në Pallatin e Kongreseve?

U fol në përgjithës­i. Duhet kuptuar që situata jonë politike ende nuk është drejt normalitet­it, është konfliktua­le.

Për cilat arsye vazhdon të jetë e tillë…?

Sepse politikanë­t tanë abuzojnë me pushtetin, me detyrën ndaj nuk hyjmë dot në normalitet. Abuzohet, mashtrohet në kurriz të shqiptarëv­e. Në politikë hyhet për tu shërbyer qytetarëve dhe jo vetes duke menduar vetëm sesi të pasurohen. Kjo duhet të marrë fund. Ne që kemi luftuar për çlirimin e vendit nuk menduam se pas luftës do të merrnim poste për veten tonë. Ne luftuar që shqiptarët të jetonin të lirë dhe ta bënim sa më të mirë jetesës e tyre. Nuk menduam për veten tonë por për ta. Kurse tani ndodh e kundërta, pushtetarë­t duan të pasurohen me çdo kush pavarësish­t se pushtetin e marrin nga vota e shqiptarëv­e.

"Ne që kemi luftuar për çlirimin e vendit nuk menduam se pas luftës do të merrnim poste për veten tonë. Ne luftuam që shqiptarët të jetonin të lirë dhe ta bënim sa më të mirë jetesën e tyre. Nuk menduam për veten tonë, por për ta. Kurse tani ndodh e kundërta, pushtetarë­t duan të pasurohen me çdo kusht, pavarësish­t se pushtetin e marrin nga vota e shqiptarëv­e"

U fol mes jush për abuzimin e pushtetarë­ve…?

Jo, por duhet njohur rëndësia e mekanizimi­t të votës së lirë. Nuk mund të tjetërsohe­t, të vidhet, të mashtrohet përmes kësaj vote. Sepse kur ndodh një gjë e tillë, pushtetarë­t bëhen edhe më të pushtetshë­m, ndërsa dobësohet fuqia e qytetarëve, sepse i merret kjo fuqi që ua jep vota. Vota është fuqia e tyre dhe kur ajo vidhet pushtetarë­t bëhen të paprekshëm. Ndaj kjo duhet të marrë fund, sepse po u jepet një mësim shumë i keq të rinjve të sotëm apo atyre që duan të bëhen pjesë e politikës së nesërme.

 ?? ?? Ish-presidenti Alfred Moisiu me Presidenti­n e ri, Barjam Begaj
Ish-presidenti Alfred Moisiu me Presidenti­n e ri, Barjam Begaj
 ?? ?? BEGAJ ME ISH-PRESIDENTE­T, MOISIU, MEIDANI E TOPI
BEGAJ ME ISH-PRESIDENTE­T, MOISIU, MEIDANI E TOPI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania