Panorama (Albania)

Darka në Ambasadën e SHBA, menyja që u servir në tryezë

-

Ish-ministrat e Jashtëm të Shqipërisë u bën bashkë në një darkë të organizuar mbrëmjen e mërkurës në ambasadën amerikane nga ambasadorj­a e SHBA-SË në vendin tonë Yuri Kim. “Panorama” mundi të sigurojë edhe menynë e ushqimit që iu servir ish-kryediplom­atëve të vendit tonë ndër vite. Menyja e plotë ishte: Supë me avokado dhe kastravec; Sallatë (cikore e mbushur me djathë, gorgonzola); Levrek i mbuluar me stika dhe asparag; Sufle. Darka bëri bashkë për herë të parë pas disa kohësh edhe Presidenti­n Ilir Meta dhe ish-kryedemokr­atin Lulzim Basha, të cilët kanë mbajtur ndër vite postin e ish-ministrit të Jashtëm. Konkretish­t, Meta e ka drejtuar këtë dikaster në vitet 20092010 dhe 2002-2003, ndërsa Basha në vitet 2007-2009. Në darkë nuk ishin të pranishëm disa prej ish-ministrave të Jashtëm. Grupi ngriti gjithashtu edhe një dolli për të nderuar ata të cilët nuk mundën t’i bashkohesh­in mbrëmjes, Muhamet Kapllani, Alfred Serreqi, Besnik Mustafaj dhe Gent Cakaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania