Panorama (Albania)

Balla: E pamundur të ruhet çmimi i karburante­ve

Xhaferraj: Çmimet në borde i caktojnë vetë grosistët

-

SULA: ÇMIMI I NAFTËS ËSHTË I LARTË PËR SHKAK TË TAKSAVE

Deputeti Dashnor Sula, u shpreh dje në Kuvend se akti normativ për Bordin e Transparen­cës, nuk i mbështet qytetarët. Po ashtu, theksoi se anëtarët e qeverisë kanë pagat më të larta dhe se në këtë mënyrë nuk e ndjejnë rritjen e çmimeve. Ai gjithashtu theksoi se dy apo tre persona kanë 80% të tregut të ushqimeve. “Ju këtu bëni vetëm propagandë dhe gjithë ditën bëni vetëm propagandë. Opozita e ka hënë gjithmonë që çmimi i naftës krahasuar me të gjitha vendet e rajonit është shumë i lartë. Ne kemi kërkuar zbritje të paktën në 5% të çdo produkti ushqimor. Çmimi i naftës është i lartë për shkak të taksave. Këtu flitet për krizë. Qeveria dhe oligarkët kanë përfituar 300 milionë euro TVSH nga taksat gjatë këtyre tre muajve”, tha ai.

Kreu i grupit të Ps-së, Taulant Balla, u shpreh dje se qeveria e ka të pamundur të ruajë çmime të ulëta të karburante­ve, pasi ato ndryshojnë çdo ditë në bursë. “Ai tjetri atje bëri luftë për të pushtuar të gjashtë portet ku del drithi botërore me shpresën se do ta çojë botën në uri botërore dhe besoj se ne energjinë elektrike kemi mundur ta ruajmë njësoj. Është e pamundur ta ruajmë çmimin e karburante­ve, ka shkuar atje ku nuk ka qenë. Janë rritur çmimet në të gjithë Europën dhe nuk ka një vend ku të çohet kryetarja e Komisionit të Çështjes Europiane dhe të thotë fajin e ka qeveria. I gjithë vaji i ullirit që vjen në Shqipëri vjen i parafinuar. Korbin në situata të vështira mund ta bëjë kushdo, por kjo situatë nuk na ka prek vetëm ne dhe nuk di që një opozitë tjetër në një vend normal të fajësojë qeverinë. Kur ne pranuam sistemin kapitalist kemi pranuar që janë duart e fshehta të Adam Smithit që përcaktojn­ë çmimin. Nuk e dija që socialistë­t do të sillnin kërkesë për këtë gjë dhe liberaldem­okratët do të vinin me kundërshti­min e kësaj”, tha Balla.

Deputeti i Pd-së, Ferdinand Xhaferraj theksoi se: “Ne jemi në luftë sipas Ramës, por çmimet e karburante­ve dhe ushqimeve i caktojnë bordet që përbëhen me shumicë nga grosistët e karburante­ve, me ministrat qe firmosin në fund buletinin e çmimeve që bëjnë gati tregtarët. Ne jemi në luftë sipas Ramës, por qeveria nuk merr as mundimin të diskutojë për një ulje të përkohshme të taksave mbi karburante­t për të lehtësuar qytetarët”. Deputeti i PD Tritan Shehu i është drejtuar qeverisë me kritika lidhur me varfërinë dhe rritjen e çmimeve. “Ju po flisni për monitorimi­n e çmimeve zonja ministre, ju kërkoni të monitoroni çmimet, por u them se s’ka nevojë të krijoni institucio­ne, shkoni dhe shikoni si jetojnë njerëzit, flisni me ta dhe shikoni si janë çmimet në treg, naftën, dhe i monitoroni çmimet. Ju zonja ministre apo qeveria, duhet të vijë këtu dhe jo të flasë për monitorime­t e çmimeve, por të thoni se çfarë strategjie keni për të ulur varfërinë. Çmimet po rriten në mënyrë galoponte dhe kush e mohon këtë nuk di çfarë të them”, tha ai.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania