Panorama (Albania)

Dy reformat sjellin përplasje brenda opozitës

Noka: “Fake opozitë”, i keni kapur, ju shërbejnë dhe bëni pazare

-

Përpara se Kuvendi të votonte për ngritjen e Komisionev­e për Reformën Zgjedhore dhe Territoria­le, brenda opozitës ndodhi një përplasje me replika të forta, që tregoi qëndrimet e deputetëve të opozitës. Deputeti i Pd-së Flamur Noka akuzoi maxhorancë­n se bën pazare me atë që e quajti “fake opozitë”. Sipas tij, Alibeaj, Bardhi dhe Tabaku nuk kanë asnjë lidhje me elektorati­n, ndaj s’mund të jenë pjesë e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoria­le. “Ja ku i keni pengjet. I keni kapur, ju shërbejnë, ju servilosen, i urdhëroni, por harrojeni opozitë këtij populli nuk i emëroni dot. Komision për Reformën Zgjedhore dhe Komision për Reformën Territoria­le. Ore kjo opozitë a i ka 59 deputetë më 25 prill? A e dini ju se i ka 59, po me kë jeni konsultuar, me 3-4 ushtarët tuaj, sejmenët tuaj që i bëni këto? A e dini ju që nuk dalin dot nga shtëpia. Ju i keni caktuar opozitë dhe bëni çfarë të doni me ta. Komisionet që ngrihen, ngrihen për t’ju shërbyer juve, Edi Ramës dhe regjimit. Çfarë lidhje kanë Enki, Gazi, Jorka me Reformën Territoria­le dhe Zgjedhore? Asnjë lidhje. Ku e kanë elektorati­n,

në cilën zonë zgjedhore shkelin këta që ju keni vendosur t’i quani pjesë të komisionit. Qarku i Elbasanit nuk ka asnjë përfaqësue­s se nuk duan këta. E ka tmerr Gazi Elbasanin, i bie të fikët, vetëm ia ka kuruar plagët Taulanti se të fikët i bie kur ia përmend. Pazaret në kurriz të kujt po i bëni? Këtu ka shërbëtorë. Këtu ka fake opozitë. Këtu ka opozitë të emëruar dhe ndaj bëhen pazaret. Duke emëruar se nuk kanë votë. I morët gjithë institucio­net dhe tani doni të rrëmbeni dhe atë pjesë të opozitës, çfarë doni të ktheni monizmin? Harrojeni, ju mund të bëni çfarë të doni me

ca marioneta. Ka vetëm një rrugë: protesta”, tha Noka. Ndërkohë, i menjëhersh­ëm ishte edhe reagimi i deputetit Gazment Bardhi, i cili i kërkoi të përgjigjet se pse Sali Berisha iu ka nisur mesazh deputetëve të Pd-së që të bëhen bashkë me Ramën për të bllokuar komisionin për investimet strategjik­e. “Do t’u kërkoj ndjesë gjithë demokratëv­e që duhet t’i kthej përgjigje një kolegu nga opozita. Prita të fliste për çmimin e naftës, por nuk përmendi kush është oligarku i naftës. Dil atje dhe fol, po s’ke guxim ta përmendësh Çet Kastratin, sikurse nuk ke guxim të përmendësh asnjë

nga ata oligarkë që kjo që e quan fake opozita i denoncon çdo ditë. E dyta, merri leje doktorit dhe dil sqaro demokratët, pse u ka nisur Sali Berisha mesazh deputetëve të tij që të bëhen bashkë me Ramën për të bllokuar komisionin për investimet strategjik­e. Këto janë akte që tregojnë se kush është fake dhe kush është opozita e vërtetë. Sa i përket elektorati­t, z. Noka nuk kam marrë ndonjëherë zyrën tënde. Ti ke ardhur në 2020-ën në zyrën time dhe më ke thënë mos më ço në Kukës, se nuk më do anëtarësia, se më djeg anëtarësia e partisë”, u shpreh Bardhi.

 ?? ?? Gazment Bardhi
Gazment Bardhi
 ?? ?? Flamur Noka
Flamur Noka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania