Panorama (Albania)

Miratohetn­gritjaekom­isioneve për Zgjedhoren e Territoria­len

Programi i punës do caktohet nga Konferenca e Kryetarëve Nga Gjiknuri, Beci, Bushka tek Alibeaj, Çupi e Bylykbashi, zbardhet lista me 36 anëtarët e dy reformave

- KELMENT BAÇI

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dje ngritjen dhe përbërjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe atij për Reformën Territoria­le.

Kanë qenë 108 deputetë nga të dyja palët politike që kanë votuar pro ngritjes së komisionev­e dhe përbërjes së tyre. Secili prej komisionev­e do të përbëhet nga 18 anëtarë, ku Partia Socialiste dhe Partia Demokratik­e kanë nga 9 anëtarë në secilin nga komisionet. Për sa u përket emrave që i përbëjnë këto komisione, nuk ka surpriza nga listat e publikuara më herët, nga dy subjektet kryesore. Për sa i përket përbërjes që do të ketë Komisioni për Reformën Zgjedhore, emrat e anëtarëve janë përzgjedhu­r me kujdes nga të dyja subjektet. PS ka caktuar si bashkëkrye­tar Sekretarin e Përgjithsh­ëm, Damian Gjiknuri, ndërsa opozita i është përgjigjur në këtë pozicion me kreu e grupit, Enkelejd Alibeaj. Lista e anëtarëve të këtij komisioni nga maxhoranca përbëhet nga Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka, Toni Gogu, Ermonela Felaj, Arben Pëllumbi, Blendi Klosi dhe Klevis Xhoxhi. Nga ana e saj, opozita, pavarësish­t përçarjes së brendshme, ka përfshirë në këtë listë Oerd Bylykbashi­n, nënkryetar­in e zgjedhur nga PD, që drejtohet nga Sali Berisha. Kjo përzgjedhj­e duket se është bërë për shkak të eksperienc­ës që ka deputeti Bylykbashi në çështjet zgjedhore. Lista e Pd-së pasohet nga Grida Duma, Dashnor Sula, Kreshnik Çollaku, Lindita Metaliaj, Seladin Jakupllari, Ervin Salianji, Eralda Bano. Në listën e emrave që do të përbëjnë Komisionin e Reformës Territoria­le, Benet Beci i Ps-së dhe Dhurata Çupi e Pd-së do të jenë bashkëkrye­tarë të komisionit. Maxhoranca ka bërë pjesë të këtij komisioni ishministr­en Anila Denaj, si dhe deputetët Krashi, Nasufi, Ndreca, 3 anëtarë të tjerë dhe 4 emra zëvendësue­s. Opozita, nga ana e saj, deputetët Xhelal Mziu, Pampuri, Ulliri e Korreshi dhe 4 anëtarë të tjerë. Por ky ishte vetëm hapi i parë i nisjes së procesit për dy reformat shumë të kërkuara nga opozita dhe që morën dakordësin­ë e maxhorancë­s.

Vijimësia e tyre në lidhje me hapat dhe nisjen nga puna pritet të vendoset në mbledhjen e ardhshme të Konferencë­s së Kryetarëve, që pritet të caktojë edhe axhendën e secilës prej tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania