Panorama (Albania)

GENTIANA SULA RIZGJIDHET NË KRYE TË AUTORITETI­T TË DOSJEVE, RRËZOHET SIMON MIRAKA

-

Parlamenti votoi dje Gentiana Sulën për një mandat tjetër në drejtim të Autoriteti­t për Informimin mbi Dokumentet e ishsigurim­it të Shtetit. Në votim kanë marrë pjesë 119 deputetë, nga të cilët 105 kanë votuar pro, 1 kundër dhe 1 abstenim. Deputetët socialistë dhe deputetë të opozitës i kanë besuar Sulës drejtimin e këtij institucio­ni për një tjetër mandat 5-vjeçar. Më herët, me 64 vota kundër, 17 pro dhe 1 abstenim, Kuvendi ka rrëzuar kandidatur­ën e Simon Mirakës për anëtar të Autoriteti­t të Dosjeve. Socialistë­t e paralajmër­uan qëndrimin e tyre, duke ngritur kartonin e kuq në Komisionin e Ligjeve, me pretendimi­n se emri i tij është propozuar nga ishkryemin­istri Sali Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania