Panorama (Albania)

XHAFERRAJ: ÇMIMET I CAKTOJNË OLIGARKËT

-

Deputeti i Pd-së Ferdinand Xhaferaj ka reaguar pas deklaratës së Kryeminist­rit Rama në Kuvend në lidhje me rritjen e çmimeve, sipas të cilit, në kushtet e luftës ku jemi, askush nuk mund të pretendojë që të jetojë si më parë. Përmes një postimi në “Facebook”, Xhaferraj thotë se në fakt, ajo që Rama thotë se është luftë, po prek qytetarët shqiptarë, pasi sipas tij, as arka e shtetit dhe as biznesmenë­t pranë Kryeminist­rit, nuk kanë pësuar gjë, përkundraz­i, kanë rritur të ardhurat gjatë këtyre muajve. “Kjo maxhorancë na tregon se si luftë ka vetëm për qytetarët shqiptarë, pasi si arka e shtetit, ashtu edhe oligarkët e Ramës kanë rritur të ardhurat gjatë këtyre muajve të krizës së çmimeve”, shkroi Xhaferraj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania