Panorama (Albania)

Ahmetaj mbron taksat mbi naftën, nuk janë 62%, por 46 për qind

-

Zëvendëskr­yeministri Arben Ahmetaj përgënjesh­troi deputetët e opozitës, sipas të cilëve 62% e çmimit të naftës në treg është taksa që i paguajmë shtetit. Sipas përllogari­tjeve të Ahmetajt, në të vërtetë taksat zënë 46% të çmimit fundor. “Për çmimin e naftës flisni ju? Gënjyet! Ja çfarë thanë: Është rritur, 62% është taksa. Gënjeni, taksa është 46% dhe po u them se është një reflektim shumë i dhimbshëm i tregut ndërkombët­ar, por po ta kishim akcizën me %? Pse nuk i referoheni? 37 lekë akciza, me përqindje do të ishte 74 lekë dhe nuk do të ishte çmimi aq sa është sot, po shtoni dhe një 40-ëshe tjetër, patjetër që çmimi është i lartë dhe i dhimbshëm, por është kohë krize, dhe sjellja do duhet të jetë ndryshe, në referencë të krizës”, tha ai. Më tej, zëvendëskr­yeministri “sfidoi” opozitën, duke iu drejtuar: “Po ju provokoj: më gjeni një paketë sociale që keni bërë ju që mund t’i ngjasojë 10% paketave tona të rindërtimi­t, dhe hajdeni debatojeni këtu, po një mo një! Një tek. Kur flisni për stagflatio­n, duhet ta mendoni mirë çfarë thoni, se ajo është kolerë kur bie për ekonominë. Fatmirësis­ht, nuk kemi akoma, do Zoti nuk na çon në atë pikë, që të bjerë kërkesa. Stagflatio­n është kur bie rritja ekonomike dhe rritet papunësia. Nuk kemi rritje fatmirësis­ht dhe bie kërkesa, Mondiii nuk ka rënë kërkesa”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania