Panorama (Albania)

“Lidhja e Prizrenit”, orë e përbashkët mësimi informues Kosovë-shqipëri

-

Në 10 qershor të 144 viteve më parë, në Prizren u mblodhën katër vilajete shqiptare në të ashtuquajt­urën “Lidhja e Prizrenit”. Ndërsa sot, nxënës të arsimit parauniver­sitar të Shqipëri e Kosovë do të zhvillojnë një orë të dedikuar vetëm për këtë organizim madhor të asaj kohe. Ministrja e arsimit, Evis Kushi, bashkë me homologen e saj kosovare, Arbërie Nagavci, kanë bashkëfirm­osur një urdhër për zhvillimin e orës mësimore informuese për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, i cili parashikon që me rastin e 144-vjetorit, në 10 qershor, ora e parë e mësimit t’i kushtohet informimit të nxënësve mbi këtë ngjarje madhore në historinë e kombit tonë. Mësimi do të zhvillohet bazuar në një material informues që ka mbërritur tanimë në çdo shkollë. Lajmin e ka ndarë vetë ministrja Kushi përmes një postimi në rrjete sociale, me qëllim për të përcjellë te fëmijët atdhedashu­rinë. “Së bashku me Ministren e Arsimit të Kosovës, znj. Arbërie Nagavci, kemi vendosur që në nder të 144-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nesër, datë 10 qershor 2022, në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet kësaj ngjarjeje madhore në historinë e kombit shqiptar, për të përcjellë te

nxënësit vlerat e rralla dhe dashurinë për shqiptarin­ë”, shkruan Kushi në një postim.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit konsideroh­et si lëvizja më e madhe shqiptare e organizuar në mënyrë administra­tive, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeu­t, që synonte bashkimin e Shqipërisë. E para lëvizje çlirimtare ku morën pjesë të gjitha krahinat dhe u luftua me të gjitha format, nga kuvendet popullore,

memorandum­et, misionet diplomatik­e e deri te kryengritj­et e armatosura.

Ky është një hap më tej drejt unifikimit të dijes në dy trojet shqipfolës­e, Shqipëri e Kosovë. Këtë vit shkollor parashikoh­et që 7-vjeçarët të mësojnë me një tekst të përbashkët: Abetare. Një nismë e tillë është ndërmarrë edhe një dekadë më herët, por nuk u vu në zbatim nga vendi ynë, ndryshe nga Kosova.

 ?? ?? Faksimile e urdhrit Kushi-nagavci
Faksimile e urdhrit Kushi-nagavci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania