Panorama (Albania)

Provimi i parë, pas shumë vitesh nuk cedon matura

Nis “me këmbë të mbarë” sezoni i provimeve për 33 mijë maturantë S’ka tezë në rrjete sociale, por as çelës përgjigjes­h të QSHA. Rezultatet jo më vonë se data 30 qershor, s’ka rivlerësim provimi

-

Për herë të parë në Shqipëri, pas shumë vitesh, shkollat arrijnë të zhvillojnë një provim mature normal, pa presione e teza të dala në rrjete sociale sapo nis testimi.

Dje, 33 mijë maturantë në të gjithë vendin iu nënshtruan provimit të parë të Maturës Shtetërore, Gjuhë e Huaj, ndërkohë që deri në fund të muajit i presin edhe tri teste të tjera, që kanë një peshë të caktuar në garën për në universite­t. Pas disa maturash të kontestuar e brezash që ankohen se janë “djegur” për shkak të keqadminis­trimit, Ministria e Arsimit ndërmori një reformim të procesit, duke e nisur me një “kokë turku”, që ishte ish-drejtoresh­a e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, e më tej me ndërhyrjen në rregullore e gjithë mënyrën se si menaxhohen provimet. Konkluzion­et e një analize të detajuar u morën në fund të muajit mars, ndërkohë që një grup specialist­ësh janë në proces pune për të sjellë ndryshime rrënjësore të maturës së vitit të ardhshëm, 2024.

TESTI I ANGLISHTES MIJË TË RINJ

u testuan në 167 mjedise provimi të përcaktuar­a në të gjithë vendin, të cilat u menaxhuan nga afro shtatë mijë mësues dhe përfaqësue­s nga Ministria e Arsimit. Nesër ata kanë provimin e radhës, atë të Gjuhës shqipe e letërsisë, ndërsa në datat 17 dhe 24 qershor jepen Matematika dhe lënda që ata vetë kanë përzgjedhu­r në formularin A1/A1Z

Ndonëse kanë pasur disa alternativ­a, pjesa dërrmuese e të rinjve kanë zgjedhur të testohen në gjuhën angleze.

Me të dalë nga ambientet e provimit, maturantët kishin mendime të ndryshme mbi atë çfarë kishin bërë në test, por emëruesi i përbashkët i të gjithëve ishte që testi ishte i një niveli mesatar dhe nuk cedoi në administri­m. “Si maturant jemi përgatitur gjatë gjithë vitit. Në fillim fare janë ato emocionet e para që nuk e di se çfarë na pret, por në momentin që na erdhi testi, pamë që niveli ishte për aq sa thuhej, as më i vështirë, as më i lehtë”, pohoi një maturante e “Ismail Qemalit”, ndërkohë që edhe bashkëmosh­atarë të saj në gjimnaze të tjera shprehen ngjashëm. “I punova të gjitha pyetjet, mendoj se ishte i një niveli mesatar dhe se do të marr rezultat maksimal”. Maturantët theksojnë se nuk pati asnjë problemati­kë dhe nuk është raportuar për shkelje të rregullore­s, e cila ndaloi përdorimin e celularit, kopjes apo komenteve mbi përmbajtje­n e tekstit. Përgjithës­isht, çdo vit ndodh që Gjuha e Huaj të jetë lënda ku maturantët shkëlqejnë më

tepër, krahasuar me provimet e tjera. Për ironi, rezultatet janë më të larta edhe se ato në gjuhën shqipe.

PËRGJIGJET E SAKTA

Ndryshe nga ç’ka ndodhur më herët, maturantëv­e të 2022 iu është dashur të rrinë me telefona në duar për çelësin e përgjigjev­e të sakta. Deri në orët e vona të së enjtes nuk është bërë publik në faqen e QSHA-SË. Duke pasur një manual zgjidhjesh bashkë me pyetjet, ata që hartuan tezën duhet të kishin publikuar fill pas testimit edhe skemën e vlerësimit, duke shmangur ankthin e gjatë të pritjes. Zakonisht kërkohen 15 ditë për vlerësimin e tyre, por rregullorj­a thotë që për secilin nga testimet, rezultatet nuk do të jepen më vonë se data 30 qershor. Njëjtë si më herët, maturantët kanë të drejtë të marrin një kopje të testit, madje edhe ta ankimojnë rezultatin, por jo të shpresojnë në rivlerësim të saj.

 ?? ?? Dje maturantët e “Ismail Qemalit”
Dje maturantët e “Ismail Qemalit”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania