Panorama (Albania)

Sejko merr drejtimin e Qendrës së Ekselencës Financiare

“Pandemia dhe konflikti në Ukrainë rrisin pasiguritë”

-

“Sfidat me të cilat përballemi aktualisht, si dhe pasiguritë që lidhen me pandeminë dhe konfliktin në Ukrainë, shfaqin në horizont mjaft paqartësi, fakt ky që imponon nevojën për një monitorim të vazhdueshë­m dhe një proces të kujdesshëm vendimmarr­jeje të këtij Bordi”. Deklarata u bë nga guvernator­i i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen vjetore të Bordit Drejtues të Qendrës së Ekselencës Financiare (CEF) të zhvilluar në Lubjanë, Slloveni. Pjesëmarrj­a e guvernator­it në këtë mbledhje, kishte një rëndësi të veçantë këtë vit, pasi Shqipëria mori nga Sllovenia kryesimin e Bordit Drejtues të CEF-IT, për periudhën 2022-2023. Qendra e Ekselencës në Financë (CEF) është një organizatë ndërkombët­are me seli në Lubjanë, Slloveni, e cila shërben si qendër për përcjellje­n e njohurive për rajonin tonë. CEF-I është një institucio­n i krijuar në janar të vitit 2001, nga qeveria sllovene me iniciativë­n e Ministrisë së Financave të Sllovenisë dhe në bashkëpuni­m të ngushtë me ministritë e financave të vendeve të tjera të Evropës Juglindore. Misioni i CEF-IT është promovimi i njohurive për standardet ndërkombët­are dhe praktikat më të mira në menaxhimin e financave publike dhe bankingut qendror, duke ofruar trajnime të specializu­ara, duke inkurajuar shkëmbimin e eksperienc­ave dhe punëve kërkimore, si edhe duke ofruar asistencë teknike për vendet si: Bosnje-hercegovin­a, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Shqipëria dhe Turqia. Gjatë mbledhjes së Bordit në të cilën mori kryesimin, Guvernator­i Sejko shprehu mirënjohje­n, angazhimin për drejtimin me përkushtim dhe transparen­cë të veprimtari­së së bordit, si dhe gatishmëri­në për përmbushje­n me sukses të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga ky

kryesim. Ai theksoi se përgjegjës­ia në përmbushje­n e këtij misioni rritet më shumë nga fakti se Shqipëria është një nga vendet themeluese të CEF-IT, ndërkohë që Banka e Shqipërisë ka qenë një nga partnerët aktivë përgjatë dy dekadave të veprimtari­së së CEF-IT. “Gjatë mandatit tim si drejtues, do të bëj çmos që misioni i CEF-IT si burim zhvillimi i aftësive për Evropën Juglindore, të perfeksion­ohet më tej me praktika të reja bashkëkoho­re, interaktiv­e dhe inovative”, përfundoi guvernator­i.

 ?? ??
 ?? ?? Guvernator­i Sejko në Slloveni
Guvernator­i Sejko në Slloveni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania