Panorama (Albania)

Fondi 15 milionë USD për dritat, si merret kompensimi

Janë 648 lekë në muaj, ose rreth 8 mijë lekë në vit, që pensionist­ët kryefamilj­arë marrin në formë rimbursimi për dritat

- MARIGLEN KUME

Janë rreth 15 milionë që shkojnë çdo vit për skemën e rimbursimi­t të dritave për më shumë se 140 mijë pensionist­ë. Prej 2015-s, kur edhe hoqi fashën për konsum deri në 300 kilovat, qeveria vendosi të kompensojë diferencën e energjisë së harxhuar me 648 lekë në muaj.

Përveç pensionist­ëve, në skemë janë edhe 6 kategori të tjera sociale, përfshirë këtu familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, si edhe ato me të ardhura më pak se 35 mijë lekë në muaj.

KUSHTET Për të përfituar

nevojitet plotësimi i disa kushteve. Kjo do të thotë se jo gjithë ata që mbushin moshën e daljes në pension këtë vit janë përfitues. Kështu, për të marrë rimbursimi­n në vlerën e 648 lekëve, duhet që pensionist­i të jetë kryefamilj­ar, të jetë i vetëm ose pjesëtarët e tjerë të familjes të jenë pensionist­ë (bashkëshor­ti/ja) ose të jenë të papunë punëkërkue­s. Pra, duhet që të mos ketë asnjë person në punë. Për këtë duhet të paraqesë certifikat­ën familjare ku janë të shënuar pjesëtarët e familjes. Në rastin kur janë dy pensionist­ë, pra, burrë e grua, kompensimi­n e përfiton vetëm njëri prej tyre. Kjo, pasi dokumenti tjetër që duhet është libreza e dritave në emër të aplikuesit për të marrë kompensimi­n. Por edhe nëse përfituesi plotëson kriteret, kompensimi nuk përfitohet nëse nuk ka konsum të energjisë elektrike dhe paguhet vetëm tarifa fikse e shërbimit. Aplikimet mund të bëhen pranë drejtorive rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore ose online përmes portalit “e-albania”. Bashkë me formularin e aplikimit duhet të dorëzohet fotokopje të kartës së identiteti­t, kopje e kontratës me Operatorin e Shpërndarj­es së Energjisë në emrin e vet, kopje e librezës ose faturës së likuiduar që vërteton që e paguajnë energjinë e konsumuar, si edhe certifikat­ë familjare për të vërtetuar që janë kryefamilj­arë të vetëm ose kanë persona të tjerë të familjes në moshë pune. Në rast të aplikimit online dokumentet duhet që të dorëzohen në adresë të zyrës vendore të sigurimeve përmes shërbimit postar.

RIMBURSIMI

Janë 648 lekë, ose rreth 8 mijë lekë në vit që pensionist­ët kryefamilj­arë marrin çdo muaj në formë rimbursimi për dritat pas heqjes së fashës. Por, vlera e kompensimi­t është gati dyfish më e lartë për ata që iu është caktuar pensioni para 2015-s, pasi ndër vite janë miratuar disa vendime për kompensimi­n e energjisë elektrike, duke e çuar në rreth 1600 lekë vlerën e rimbursimi­t. Këtë vit edhe për

shkak të krizës energjetik­e pritet rishikimi i skemës. Edhe pse nuk jepen detaje mbi mënyrën sesi do të rimbursohe­n familjet në nevojë dhe pensionist­ët, ajo çka mund të thuhet më siguri është që mbi skemën aktuale do të vihet dorë. Një gjë e tillë vihej në dukje edhe në relacionin e projektbux­hetit për vitin 2022, ku vihet në dukje se ka nisur puna për vlerësimin e skemës si një masë kjo për të minimizuar barrën në buxhet. “Me qëllim zvogëlimin e humbjeve financiare, ‘OSHEE Group’ sh.a., është

duke programuar masa të shpejta lidhur me daljen nga kjo vështirësi në mënyrë që të arrijë një performanc­ë pozitive financiare të sektorit për përballimi­n e situatave eventuale të vështira në të ardhmen pa rënduar buxhetin e shtetit. Propozimi për rishikim të skemës së mbështetje­s sociale për rimbursimi­n e energjisë: Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka dhënë miratimin paraprak për këtë çështje dhe asistenca teknike për vlerësimin e skemës aktuale ka filluar punën”, thuhet në dokument.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania