Panorama (Albania)

RENEA rrethon Elbasanin për Talo Çelën, por prangos gabimisht Kelmend Xhaferrin

I akuzuari si pjesëmarrë­s në përplasjen e përgjakshm­e për votat në Elbasan lihet i lirë, se ndaj tij s‘kishte urdhër-arrest

- NIKOLETA KOVAÇI

Një informacio­n i lënë në duart e autoritete­ve të hetimit se në Elbasan gjenden disa prej personave që janë të kërkuar nga drejtësia për llogari të dëshmisë së Nuredin Dumanit, ka bërë që dje RENEA të rrethonte gjithë zonën. Sipas të dhënave, është operuar me dy grupe të mëdha kontrolles­h, njëri i dislokuar në Elbasan, kryesisht në zonën e Tregut Industrial dhe tjetri në Peqin. Të dhënat konfidenci­ale flasin se informacio­ni i parë kishte të bënte me vendndodhj­en e Suel Çelës dhe të Talo Çelës, por në vazhdën e shoqërimev­e të personave të dyshuar, Policia ka hasur edhe në një tjetër emër që për ta do të thoshte shumë. Bëhet fjalë për Kelmend Xhaferrin, njeriun që u përfshi në konfliktin e përgjakshë­m të Elbasanit, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të 2021-shit. I armatosur gjer në dhëmbë, ditën e masakrës ai hapi zjarr mbi furgonin e grupit të “Ruajtjes së votës”. Ngjarja që tronditi vendin u mbyll me një të arrestuar, autorin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, dhe u tha se në kërkim u shpall Kelmend Xhaferri. Ai vijoi të ishte në kërkim, madje për specialët e RENEA-S ai ishte një i shumëkërku­ar i së njëjtës rëndësi me ata për të cilët kishin udhëtuar me plan konkret nga Tirana. Por ka rezultuar ndryshe. Ai ka rezultuar i larë me drejtësinë, pasi ndaj tij nuk kishte urdhër-arrest dhe edhe ai që kishte ekzistuar më herët, ishte shuar vetëm pak javë më parë. Kështu që Xhaferri është lënë i lirë, ndonëse ende nuk dihet nëse emri i tij është gjëkundi në rrëfimet e të penduarit

Që kur kanë dëshmuar Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, Policia e Shtetit e ka kthyer qëllim në vetvete arrestimin e Talo Çelës, emri i të cilit është përfshirë nga ish-miku i tij në krime monstruoze. RENEA dhe grupe FNSH-JE, që prej më shumë se një muaji, ushtrojnë kontrolle të panumërta në Elbasan dhe rrethina, në të gjitha pikat ku pretendohe­t se strehohet Talo Çela, por ende nuk është bërë e mundur të arrestohet.

Nuredin Dumani. Por emri i Xhaferrit në fakt mungon në listën e personave të kërkuar për llogari të SPAK. Burimet policore tregojnë se Xhaferri ishte duke udhëtuar me makinë në momentin kur i është bërë shenjë të ndalohet nga RENEA dhe më pas është shoqëruar në Polici.

NË KËRKIM TË TALO ÇELËS

Që kur kanë dëshmuar Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, Policia e Shtetit e ka kthyer qëllim në vetvete arrestimin e Talo Çelës, emri i të cilit është përfshirë nga ish-miku i tij në krime monstruoze. RENEA dhe grupe FNSH-JE, që prej më shumë se një muaji, ushtrojnë kontrolle të panumërta në Elbasan dhe rrethina, në të gjitha pikat ku pretendohe­t se strehohet Talo Çela, por ende nuk është bërë e mundur të arrestohet. Policia pretendon se ai nuk ka kaluar kufijtë e vendit, fakt që dyshohet se vlen edhe për disa prej kokave të krimit, që janë të kërkuar për llogari të dëshmisë së të penduarve të drejtësisë. Në fakt, që në krye të herës kur SPAK nisi operacione­t për të sjellë në pranga 20 personat për të cilët kishte lëshuar urdhërarre­ste, u dyshua për dekonspiri­m të emrave të dalë nga dëshmia e Dumanit dhe e Hoxhës. Po ashtu, u dyshua se disa prej krerëve të grupeve të fuqishme kriminale që janë pjesë e dosjes “Plumbi i artë” munden të largoheshi­n jashtë vendi. Edhe pse Agjencia e Mbikëqyrje­s së punës së Policisë ende nuk ka dalë në një përfundim nëse kishte rrjedhje informacio­ni, ka të

dhëna që SPAK ka nisur hetimet për të verifikuar nëse u dekonspiru­a operacioni i ndërmarrë prej tyre pas sigurimit të dëshmisë së Nuredin Dumanit. Për Talo Çelën, operacioni i djeshëm shënon tjetër dështim të Policisë, ndonëse në pranga ka rënë një tjetër person i rëndësishë­m për autoritete­t hetimore, emri i të cilit nuk dihet nëse ka dalë në rrëfimet e shumta të Nuredin Dumanit.

AKUZAT NDAJ TALO ÇELËS

Nuredin Dumani, në të gjithë rrëfimin e tij, kryefjalë

të vetën ka rolin e Talo Çelës në të gjithë aktiviteti­n e tyre të përbashkët kriminal në më shumë se një dekadë. Dumani e ka përfshirë emrin e Talo Çelës në një prej krimeve më të rënda të ndodhura në dekadën e fundit, atë të vrasjes së Fatmira Dedajt, gruas e cila po kërkonte gjurmët e vrasësve të të birit. Referuar dëshmisë së Dumanit, akti i kryer ndaj saj është një nga krimet më horror që ka kryer organizata e tyre kriminale që funksionon­te kryesisht në trekëndësh­in e vdekjes Tiranë-durrës-elbasan!

 ?? ?? Policia dhe ekspertët në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani
Policia dhe ekspertët në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani
 ?? ?? Talo Çela
Talo Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania