Panorama (Albania)

Të kërkuarit e “Plumbit të artë”

-

Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhërarre­ste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan personave të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit pas arrestimit dhe janë goditur 8 grupe kriminale, pasi Dumani dhe Hoxha kanë bashkëpunu­ar me drejtësinë për të zbardhur krimet, ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze, por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra-mijëra eurosh për ekzekutime dhe grabitje të dhunshme e brutale. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortakë të njohur me pseudonime­t “Lala” dhe “Bubi”, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, ku u morën miliona euro, ngjarje që në fakt më shumë e kanë sqaruar grupet kriminale se sa Policia dhe prokuroria bashkë. Për ato para janë shënuar të paktën 5 viktima, ndonëse ende nuk është hedhur dritë plotësisht mbi shkaqet e vrasjeve që pasuan supergrabi­tjen.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania