Panorama (Albania)

Si u vendos lënda eksplozive në dyqanin e Noizy-t

Mister autorët, këngëtari nuk akuzon as reperin që u konfliktua

-

Rigels Raku, ose siç njihet në publik si Noizy, ka preferuar të mos e drejtojë gishtin tek askush në lidhje me vendosjen e lëndës plasëse në bizneset e tij në Durrës. Ai ka dhënë vetëm një dëshmi të shkurtër për grupin e hetimit duke theksuar se konflikt ka vetëm me Cllevion, por që nuk mund ta konsideroj­ë atë si autor të vendosjes së dinamitit në lokal. “Unë isha në gjumë. Më vonë më lajmëruan për atë që kishte ndodhur. Nuk mund të fajësoj asnjë pa pasur prova. Konflikt kam vetëm me Cllevion, por nuk mund t’ia vë dot gishtin nëse e ka bërë ai. S’kam prova të mjaftueshm­e. Nuk di çfarë të them më shumë”, është shprehur reperi njohur, i cili u përfshi në një konflikt të ashpër me reperin tjetër Cllevion. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e së mërkurës në lagjen 13 të qytetit bregdetar, në zonën e njohur si zona e Plazhit. Shpërthimi shkaktoi dëme të shumta materiale jo vetëm tek butiku dhe lokali i reperit, por edhe te bizneset që ndodheshin aty pranë. Por fatmirësis­ht, shpërthimi nuk shkaktoi dëme në njerëz kjo falë edhe orarit pasi vendi i

ngjarjes është shumë i frekuentua­r sidomos në këtë periudhë. Grupi i Cllevios nuk e ka marrë përsipër shpërthimi­n dhe nga hetimi i deritanish­ëm nuk ka ende asnjë të ndaluar. Grupi hetimor po heton kryesisht në konfliktin e fundit që pati me Noizy-n, i cili së bashku me grupin e tij dhunuan reperin Cllevio pranë një tjetër lokali në pronësi të tij në Durrës në zonën e Curilave. Për këtë ngjarje është angazhuar Komisariat­i i Policisë së Durrësit, e më konkretish­t sektori i krimeve të rënda. Burime nga ky komisariat bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme

është vijuar me ekspertizë­n e vendit të ngjarjes nga ku është konstatuar se ndaj lokalit të këngëtarit është përdorur lëndë plasëse tritol e shpërthyer me kapsollë me fitil zjarrpërcj­ellës, pra me ndezje. Më pas lënda plasëse është hedhur mbi qepenin e lokalit butik “Illyrian”, duke shkatërrua­r qepenin e thyer xhamat e lokalit “Rigels Shisha Lounge”, si dhe xhamat e disa apartament­eve. Hetuesit kanë sekuestrua­r edhe pamjet e kamerave të sigurisë aty pranë, por deri tani nuk ka pasur asnjë provë konkrete për shpërthimi­n me lëndë plasëse.

 ?? ?? Lokali ku u vendos eksplozivi
Lokali ku u vendos eksplozivi
 ?? ?? Rigels Raku, Noizy
Rigels Raku, Noizy

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania