Panorama (Albania)

Përgjaken rrugët, 2 persona të vdekur e 4 të plagosur

Ndërron jetë polici dhe vjehrra e tij, në gjendje të rëndë bashkëshor­tja

-

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Fier, ku si pasojë e një aksidenti automobili­stik, kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur katër të tjerë. Përplasja fatale ka ndodhur mes tri mjetesh, por ajo më e rënda ka qenë mes dy makinave, ku për fatin e keq të tyre, në njërën nga makinat kanë ndërruar jetën shoferi dhe pasagjerja dhe ka marrë plagë të rënda një tjetër person që ka qenë në makinë. Ndërkohë u mësua se nga mjeti tjetër, në të cilin udhëtonin sërish familje, janë plagosur që të tre personat që udhëtonin në të njëjtën makinë. Për shkak të rrethanave të vështira të ndërhyrjes në zonën e aksidentit, ku në fakt kanë qenë përdorues të rastësishë­m të rrugës që kanë konstatuar njerëzit e plagosur dhe të pajetë, identiteti i personave të përfshirë në aksident u mësua shumë vonë. Për fatin e keq, njëri nga dy viktimat është një punonjës Policie, i cili u gjend në drejtimin e njërit prej mjeteve. Po ashtu, në të njëjtën makinë ka ndërruar jetë edhe vjehrra e punonjësit të Policisë, ndërkohë që në gjendje të rëndë është bashkëshor­tja e policit dhe njëherësh e bija e gruas që ndërroi jetë. Janë shoqëruar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme edhe të plagosurit që ishin në makinën tjetër, ndërkohë që Policia e Shtetit bëri me dije mbrëmë se në gjendje më të rëndë shëndetëso­re është pikërisht gruaja e efektivit të Policisë.

Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, u bë me dije se aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Buzëmadh. Pas rreth dy orësh nga aksidenti, u bë identifiki­mi i personave të plagosur dhe i atyre që ndërruan jetë. Sipas Policisë, janë plagosur shtetasit Gerti Skënderaj, 43 vjeç, banues në Cakran (drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshor­tja Gladiola Meraj, 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe. Kanë ndërruar jetë shtetasit Sokrat Lelaj, 54 vjeç, banues në Mbrostar (drejtuesi i mjetit “Ford”) dhe shtetasja Bylyre Salaj, 78 vjeçe (vjehrra e shtetasit Sokrat Lelaj), si dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë, shtetasja Fatbardha Lelaj, 53 vjeçe, bashkëshor­tja e shtetasit Sokrat Lelaj. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e aksidentev­e dhe ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e asaj përplasjej­e fatale. Sipas të dhënave dyshohet se shkak është bërë lagështira në rrugë, si dhe mungesa e ndriçimit, megjithatë ditën e sotme do të jepen detajet e ekspertime­ve që do të bëhen në vendin ku humbën jetën 2 persona dhe u plagosen 4 të tjerë.

 ?? ??
 ?? ?? Makinat e aksidentua­ra
Makinat e aksidentua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania