Panorama (Albania)

Kishte ngritur laborator “Bitcoin”, arrestohet 21-vjeçari Në pranga edhe bashkëpunë­tori në Shkodër, u gjetën 16 pajisje

-

Disa ditë pas zbulimit të një magazine në Shkodër ku ishin vendosur pajisje për prodhimin e “Bitcoin”-ëve, Policia ka arrestuar një 21vjeçar, i cili ushtronte aktiviteti­n e paligjshëm. Në pranga është vendosur shtetasi Jetmir Mehja, ndaj të cilit Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg. Në kuadër të operacioni­t të koduar “Avalon”, Policia arrestoi dhe një 43-vjeçar me iniciale E.M. për bashkëpuni­m me 21-vjeçarin. “Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Shkodër, në bashkëpuni­m me specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-financiar në DVP Shkodër, në vijim të punës për dokumentim­in e aktiviteti­t kriminal në fushën e mashtrimit kompjuteri­k, në kuadër të operacioni­t ‘Avalon’, bënë kapjen dhe ndalimin

e shtetasit të shpallur në kërkim: J. M., 21 vjeç, banues në lagjen ‘Salo Halili’, Shkodër. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 30.5.2022, ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Mashtrimi kompjuteri­k’, ‘Ushtrimi i aktiviteti­t tregtar të paregjistr­uar në organet tatimore’ dhe ‘Vjedhja e energjisë elektrike’. Shtetasi J. M. ishte shpallur në kërkim, sepse në datën 27.5.2022, gjatë operacioni­t

policor të koduar ‘Avalon’, në një magazinë, në lagjen ‘Salo Halili’, janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 16 pajisje elektronik­e, të cilat i posedonte ky shtetas dhe dyshohet se shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligj­shme të kriptomone­dhave virtuale. Gjatë këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi E. M., 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi në bashkëpuni­m me shtetasin J. M., kryenin veprimtari­në e

kundërligj­shme të prodhimit të kriptomone­dhave virtuale. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u procedua në gjendje të lirë shtetasi F. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë lexues i aparatit matës, në OSHEE Shkodër, për veprën penale ‘Shpërdorim­i i detyrës’, pasi dyshohet se ky shtetas ka mundësuar furnizimin e pajisjeve që gjenerojnë kriptomone­dha virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike”, tha Policia.

 ?? ?? Nga operacioni i Policisë ‘Avalon’
Nga operacioni i Policisë ‘Avalon’

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania