Panorama (Albania)

“Më mirë të kisha vdekur vetë”, vrau shokun, pendohet Vrau me thikë peshkatari­n, Gjykata e Sarandës e lë në burg

- Sh.d

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për autorin vrasjes së 43-vjeçarit, Kledi Koka, ngjarje e ndodhur paraditen e së martës në shëtitoren e qytetit. I mbrojtur nga një avokat kryesisht i shkuar enkas nga Tirana, Golemi është shprehur i penduar para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Fatmir Ndreu. Gjatë seancës, Jorgo Golemi ka shprehur pendesë për krimin, duke theksuar se viktimën e kishte shok. “Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Jam i penduar thellë. Nuk mendova se çfarë do të ndodhte. Më mirë të kisha vdekur unë se sa shoku im. E kisha shok dhe mik”. Në fund të seancës, prokurori Ilir Hoxha ka kërkuar si masë “Arrest në burg”, e cila u la në fuqi edhe nga gjyqtari Fatmir Ndreu.

NGJARJA

Shkak i ngjarjes së rëndë, u bë një sherr momental i ndodhur midis autorit dhe viktimës pak minuta para krimit. Koka dhe Golemi ishin grindur me fjalë për vendparkim­in e mjeteve lundruese në limanin e qytetit. Me pas, Koka e ka goditur Golemin me sende te forta, duke e gjakosur atë. Pak momente më vonë, Golemi e ka goditur 43-vjeçarin me një thikë në pjesën e shpinës. Për shkak të hemorragji­së se madhe ne mushkri, ai ndërroi jetë gjatë operimit në Spitalin e Sarandës. Brenda një kohe të shkurtër, forcat e rendit kanë arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin Jorgo Golemi, ndërsa kanë sekuestrua­r edhe thikën, me të cilën ai kreu krimin e rëndë. Autori i ngjarjes së rëndë që i mori jetën peshkatari­t

43-vjeçar është me precedentë të mëparshëm penalë. Genti alias Jorgo Golemi, 43 vjeç, gjithashtu peshkatar, rezulton të jetë dënuar më parë në shtetin grek për trafik droge. Gjithashtu, ai është dënuar edhe në Sarandë për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, si dhe për “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit”. Në vitin 2006, Golemi u arrestua nga Policia me 400 gramë marijuanë, kapsolla detonatorë dhe fitila zjarrpërcj­ellës.

 ?? ?? Genti Alias Jorgo Golemi, autori
Genti Alias Jorgo Golemi, autori

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania