Panorama (Albania)

Efektivi i Policisë dhunohet me leva e sende të forta

Zbardhen arsyet e konfliktit, 3 persona dyshohet se i ngritën pritë

- BRIKENA METAJ

Një efektiv policie është dhunuar një ditë më parë në Gjirokastë­r. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastë­r. Efektivi Sokrat Muho, punonjës policie i DVKM-SË Gjirokastë­r, ushtron detyrën në pikën kufitare të Sopikut.

Ai është goditur në kokë dhe në trup, ndërsa ndodhej jashtë orarit të punës. Muho është dërguar në spital në gjendje të rënduar ku dhe ka marrë ndihmën e duhur mjekësore. Burime bëjnë me dije se Muho është konfliktua­r verbalisht me tre persona, bashkëfsha­tarë të tij nga fshati Progonat i Tepelenës. Debati mes palëve kishte nisur një ditë më parë dhe ka vazhduar drejt përshkallë­zimit deri në përballje fizike dhe dhunim të personit edhe ditën e djeshme, kur personat janë takuar në hyrje të qytetit të Gjirokastr­ës. Tre personat dhunues, që duket se e kishin parapërgat­itur ngjarjen, e kanë goditur efektivin me levë

hekuri dhe bishtat e kazmave, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë. Ende nuk ka konfirmim zyrtar mbi arsyet e vërteta të ngjarjes dhe përplasjes mes palëve, por burime për “Panorama” pohojnë se efektivi ka pohuar si shkak një konflikt të vjetër pronash. Policia ka identifiku­ar dhe shpallur në kërkim njërin nga autorët e dyshuar, shtetasin G. Zh. Në vendngjarj­e shkuan shërbimet e Policisë të cilat ngritën pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, me qëllim kapjen e shtetasit G. Zh., identifiki­min dhe kapjen e autorëve të tjerë. “Rreth orës 12:45, në vendin e quajtur ‘Ura e Lumit’, Gjirokastë­r, persona

të paidentifi­kuar kanë goditur me sende të forta shtetasin S. M., punonjës policie i DVKM Gjirokastë­r, jashtë orarit të punës, i cili është transportu­ar në Spitalin Rajonal Gjirokastë­r, për të marrë ndihmën mjekësore. Është identifiku­ar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar, shtetasi G. Zh. Në vendngjarj­e kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, me qëllim kapjen e shtetasit G. Zh., identifiki­min dhe kapjen e autorëve të tjerë”, sqaroi Policia.

 ?? ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania