Panorama (Albania)

“Mesazhi i Enverit që më solli Kadri Hazbiu në Sofje për divorcin me Zdravçevin”

Agllaia Zoto: Më shpallën të rrezikshme kur denoncova diktaturën e regjimit “Më detyruan të jepja dorëheqjen si e papërshtat­shme për regjimin. Pasi u rebelova, më izoluan në çmendinë”

- AFRIM IMAJ Vijon nga numri i kaluar

Jetëshkrim­i i Agallaia Zotos është një histori e rrallë, ku bashkëjeto­n shkëlqimi dhe drama, miqësitë e sinqerta dhe pabesitë me intriga e kurthe, karriera spektakola­re dhe ndëshkimet e befta. Nga qelitë e UDB-SË, në auditorët e Sofjes për t’u diplomuar juriste, pastaj në Tiranë, prokurore përballë diversantë­ve dhe pjesëtarëv­e të bandave. Kujtimet e Agllai Zotos publikuar në numrin e djeshëm të gazetës, veç këtij “shtegtimi” që i përket fillimit të viteve ‘50, zbulojnë pjesën më interesant­e të jetëshkrim­it të saj, ku një vend të veçantë zë martesa dhe divorci me prokurorin bullgar Dhimitër

Në Tiranë erdhëm pasi bëmë muajin e mjaltit në Greqi. Kur mbërritëm, na thirrën në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe na qortuan pse kishim takuar në Athinë dajën tim, vëllain e Uranisë. Kjo e revoltoi shumë tim shoq, Dhimitrin, dhe aty për aty shpërtheu me zemëratë: “Kush jeni ju që na kërkoni llogari nga do shkojmë e kë do takojmë?! Unë shkoj ku të dua e takohem me kë dua! Vetëm regjimet fashiste mund të sillen kështu!”. U rikthyem në Sofje. Peripeci të tjera të paparashik­ueshme na dolën përpara. Kështu deri në fillimin e viteve ‘60, ku drama jonë arriti kulmin. Ishte koha kur Shqipëria u divorcua me Bashkimin Sovjetik. Njëherazi Tirana kishte nisur fushatën kundër vendeve satelite të Moskës ku përfshihej dhe Bullgaria, e cila kishte mbështetur qëndrimet e Hrushovit. Unë që kisha mbetur midis Shqipërisë dhe Bullgarisë, fillova të përballesh­a me të papritura të dhimbshme. Martesa me prokurorin bullgar shikohej me sy jo të mirë nga krerët e politikës shqiptare. Për këtë arsye, në këtë periudhë, me porosi të Enverit erdhi dy herë në Sofje Kadri Hazbiu dhe më kërkonte me ngut të ndahesha me Dhimitrin që të mos konsideroh­esha revizionis­te. Ishte diçka dramatike. Refuzimi, sipas logjikës së regjimit, do të thoshte goditje fatale jo vetëm për mua. Do të thoshte burg për nënën, vëllezërit, internim deri te gjenerata e shtatë e të afërmve. Veç Kadri Hazbiut erdhi me këtë mesazh në Sofje dhe Aleko Sheti një kushëri ynë që ishte funksionar i lartë i Ministrisë së Jashtme. Unë u ndava me bashkëshor­tin, por nuk ishte vetëm kjo arsyeja e divorcit. Ishte momenti kur edhe marrëdhëni­et shtetërore ishin futur në krizë të thellë. Pastaj unë isha shpallur zyrtarisht e rrezikshme dhe e padëshirua­r në Bullgari. Më lehtë bëja punë propagandi­stike në regjimin fashist e nazist se në regjimin komunist të Sofjes. Aty ishte instaluar një diktaturë krejtësish­t çnjerëzore...

DORËHEQJA NGA DETYRA E PROKURORES

Nuk ishte një dorëheqje në kushte normale, po diçka e detyruar, e imponuar forcërisht. Një ditë më thirri Prokurori i Përgjithsh­ëm, i cili e kishte bërë gati letrën e dorëheqjes dhe ma zgjati ta firmosja. Ky me sa dukej ishte një ritual krejt formal. Teksa priste të nënshkruaj­a dokumentin ogurzi, prokurori më sqaroi se po të kundërshto­ja dorëheqjen me vullnetin tim, do më përjashton­in zyrtarisht nga detyra dhe kjo do të shoqërohej me pasoja të rënda, çka parashikon­te se në këtë rast nuk do të gjeja punë as për të pastruar shkallët e pallateve. Shkurt, nuk mbetej gjë tjetër vetëm të pranoja zgjidhjen e ofruar. Me dorën që më dridhej hodha firmën në letrën që më ofroi Prokurori dhe u largova. Ika që aty

Zdravçevi. Në të dyja rastet, kujton Agllaia, përcaktues ishte Enveri, i cili bekoi i pari këtë lidhje dhe po i pari urdhëroi prishjen e saj kur u prishëm me Moskën. Sakaq, gruaja që ndau jetën midis Sofjes dhe Tiranës veçon përjetimet nga vitet kur ushtroi detyrën e Zëvendësmi­nistres së Drejtësisë së Bullgarisë. Rebelimi për padrejtësi­të e regjimit, pas shkarkimit nga funksioni, do ti kushtonte një kalvar të tërë vuajtjesh e persekucio­ni. Ndëshkimin së pari do ta merrte në zyrën e kryetarit të shtetit, i cili me dy fjalë “do ta presim gjuhën”, e shpalli zyrtarisht të padëshirue­shme dhe të rrezikshme. Në vijim Agllaia Zoto tregon mënyrën si u kryqëzua nga shërbimet sekrete dhe KGB-JA, të cilat e gjurmonin për ta risjellë në Sofje ku ishte dënuar me pushkatim...

Nuk ishte një dorëheqje në kushte normale, po diçka e detyruar, e imponuar forcërisht. Një ditë më thirri Prokurori i Përgjithsh­ëm, i cili e kishte bërë gati letrën e dorëheqjes dhe ma zgjati ta firmosja. Ky me sa dukej ishte një ritual krejt formal. Teksa priste të nënshkruaj­a dokumentin ogurzi, prokurori më sqaroi se po të kundërshto­ja dorëheqjen me vullnetin tim, do më përjashton­in zyrtarisht nga detyra dhe kjo do të shoqërohej me pasoja të rënda, çka parashikon­te se në këtë rast nuk do të gjeja punë as për të pastruar shkallët e pallateve.

e dërrmuar, por nuk dija ku të shkoja. Një moment thashë të shkoja për t’u qetësuar në Novazagora te shoqja ime e ngushtë, Sllavka Jani, e cila ishte drejtoresh­ë e Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë. Mora makinën dhe u nisa. Pas 120 kilometrav­e rrugë ndalova para portës së saj. Kur po i bija ziles për t’u futur brenda, më zunë me forcë për krahu dy burra dhe më urdhëruan të shkoj me ta. I pyeta kush ishin dhe ata më nxorën dokumentin e Policisë Sekrete pa fol. Sakaq, më morën në makinën e tyre dhe bashkë me ta shkuam te shtëpia ime. Aty më kërkuan t’i qerasja. U hodha pijen që kisha. Mora një gotë dhe për vete. Një moment njëri kërkoi ujë dhe u çova. Kur u ktheva në gotën time diçka kishin hedhur dhe sa e vura në buzë rashë përdhe. Nga ai çast nuk mbaj mënd gjë. Të nesërmen e shoh veten në një nga dhomat e çmendinës, ku kishte dhe disa të tjerë, kryesisht opozitar të ndëshkuar të regjimit. Mbaj mend që më jepnin ilaçe me grusht dhe me impononin që t’i pija me zor. Më hapnin gojën me forcë dhe më hidhnin ujë në fyt duke më mbajtur në këmbë deri sa i kaloja poshtë. Herë pas here më merrnin dhe më çonin në një bodrum që ishte dy kate më poshtë dhe aty më lidhnin këmbë e duar. Sakaq nuk vononte dhe vinin dy bullgare që fillonin me rrebeshin e sharjeve “Armike e Popullit”, “Tradhtare”, “Shtrigë e shitur” duke më qëlluar me çfarë të mundnin. Orë të tëra kalonin kështu nën një torturë të tmerrshme. Pastaj më merrnin zvarrë e më çonin në dhomë. Kanë qenë ditë e net ferri ato që edhe varrit kam për t’ia treguar. Po e keqja nuk mbyllej këtu. Pas këtij kalvari, erdhi radha për të më bërë kafshë eksperimen­tale për auditorët e bluzave të bardha. Më merrnin me forcë dhe më shpinin në Fakultetin e Mjekësisë, më vinin përballë studentëve dhe profesorëv­e të psikiatris­ë dhe më fusnin nga goja ca ilaçe të provuara rishtas te minjtë dhe kafshët e tjera. Qëndroja e ngrirë në karrige sa fillonte efekti i tyre. Pastaj profesorët afronin aty studentët dhe flisnin për to duke vëzhguar nga afër reagimet e mia. Një tmerr i jashtëzako­nshëm. Një

 ?? ENVER HOXHA DHE KADRI HAZBIU ??
ENVER HOXHA DHE KADRI HAZBIU
 ?? ?? Agllaia Zoto
Agllaia Zoto

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania