Panorama (Albania)

“Miqësia me Miteranin dhe ndihmaeavo­katittëman­delës”

“Presidenti i Francës më thoshte ‘komunistja e ndershme e Tiranës’” “Jetesa në Paris, kur në Bullgari më kishin dënuar me pushkatim”

- Vijon...

tjetër

sim njerëzor i paimagjinu­eshëm. Do kalonin kështu seanca pa mbarim. Do vazhdonte kjo histori pa ndërprerje rreth një vit. Ndoshta do të kalonte më tej, po deshi fati dhe shpëtova krejt rastësisht...

SHPËTIMI NGA FERRI I PSIKIATRIS­Ë

Gjatë seancave që bënim në auditorin e Fakultetit të Mjekësisë, një ditë më njohu njëri nga profesorët e psikiatris­ë. Ai e kuptoi lojën që ishte bërë dhe organizoi largimin tim nga ky ferr. Madje, mundësoi edhe largimin tim në Francë. “Shko aty, më tha dhe dëshmoi Perëndimit skëterrën e Lindjes”. Dhe ika kaçakçe, si i thonë. Qysh në fillim u vendosa në Paris. Shkova tek avokati i njohur Pjer Kalor, i cili ishte anëtar i Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Francës dhe njëri nga avokatët e Nelson Mandelës. Duke i kërkuar ndihmë, i shpjegova arsyet pse kërkoja të sistemohes­ha aty, duke u përqendrua­r kryesisht në rrethanat e divorcit me burrin, gjë që ishte e vërtetë, por jo arsyeja kryesore e largimit tim nga Bullgaria. Me ndihmën e Pjer Kalorit mund të vë në vijë çështjen e dokumentev­e. Fillova të integrohem në jetën e Parisit. Pasi mora veten nga vuajtjet e çmendinës, nisa nga puna për të pasqyruar skëterrën e vendeve totalitare të Ballkanit. Bëra intervista në Radio, në Televizion, shkrova libra. Kryemesazh­i i tyre: denoncimi i diktaturës së regjimeve komuniste të Ballkanit. Në një kohë të shkurtër botova shtatë libra me këtë temë. Jehona e tyre ishte e madhe sidomos në opinionin francez. Ndërkaq, mjaft syresh kishin rënë dhe në dorën e zbulimeve sekrete bullgare, të cilat bashkë me KGB-NË ishin vënë në gjurmimin tim dhe ishin përfshirë në misionin për të më rikthyer në Sofje ku më kishin dënuar në mungesë me vdekje për veprimtari antikomuni­ste antibullga­re. Pikërisht për t’u mbrojtur nga këto tentativa, kisha kërkuar mbrojtjen e Ministrisë së Brendshme të Francës . Gati çdo ditë ndihesha e ndjekur dhe e gjurmuar prej tyre. Një darkë, teksa kthehesha në shtëpi pas një takimi ndërkombët­ar në Odeon, ku isha ftuar nga Sekretari i Përgjithsh­ëm Ilva Lutirner (profesor filozofie në Sorbon), konstatova se banesa ime ishte kontrollua­r dhe gjithçka në të ishte bërë rrëmujë. Atëherë banoja në Ruidesen, në rrugën e Senes Nr. 32, kati i shtatë, që ishte dhe kati i fundit. Agjentët e KGBSË ishin futur nga lart dhe gjatë zbritjes kishin rrëzuar dhe kundrabufe­në duke lëshuar përtokë xhama, filxhanë, pjata e gjithçka tjetër që ishte në të. E kuptova menjëherë qëllimin e plaçkitjes. Gjithsesi, operacioni kishte qenë pa pasoja. Po raste të tilla kam përjetuar me dhjetëra. Unë e dija që më ndiqnin. Në konfidencë,

Martesa me prokurorin bullgar shikohej me sy jo të mirë nga krerët e politikës shqiptare. Për këtë arsye, në këtë periudhë, me porosi të Enverit erdhi dy herë në Sofje Kadri Hazbiu dhe më kërkonte me ngut të ndahesha me Dhimitrin që të mos konsideroh­esha revizionis­te. Ishte diçka dramatike. Refuzimi, sipas logjikës së regjimit, do të thoshte goditje fatale jo vetëm për mua. Do të thoshte burg për nënën, vëllezërit, internim deri te gjenerata e shtatë e të afërmve.

kryetari i Gjykatës së Lartë të Bullgarisë më kishte njoftuar se në Sofje më kishin dënuar me vdekje në mungesë...

NË NDJEKJE NGA KGB DHE POLICIA SEKRETE BULLGARE

Gjithçka bëhej që të më kthenin me çdo kusht në Bullgari dhe me këto prova, me këto botime, me këto foto kamera të më dënonin me vdekje. Pra, materiali ishte i bollshëm, madje nuk kishte nevojë për kaq shumë. Me gjysmën e veprimtari­së që kisha konsumuar, e përligjja sipas logjikës së ligjit të tyre dënimin maksimal. Në atë periudhë, siç e thashë, botimet e mia bënë jehonë të madhe në Paris. Mjaft profesorë të shquar shkruanin atëherë se shkrimet e Agllaia Zotos kanë një vlerë të veçantë edhe nga fakti që ajo kritikon zbatimin e keq dhe jo të drejtë të filozofisë së socializmi­t, por jo ideologjin­ë, sepse vazhdon të aspirojë një shoqëri njerëzore humane dhe të drejtë. Po të më pyesësh sot se a e do atë regjim, unë do të thosha: Kurrë ashtu si ka qenë. Asnjëherë shoqëria njerëzore mos provoftë një skëterrë të tillë! Premtuam shumë në fillimet tona ne ish-partizanët e ish-komunistët, por një vrimë në ujë u bë. Sidoqoftë, veprimtari­a krijuese në Paris më dha mundësinë për t’u njohur me shumë personalit­ete franceze. Do të veçoja këtu njohjen me Pjer Kaldor, një figurë e shquar kjo e Francës së asaj periudhe. Miqësia me të do më shtonte të tjerë shokë e miq të fushës së kulturës, të artit e të shkencës. Mbështetja dhe inkurajimi i tyre ka qenë shumë e madhe. Prej saj jo vetëm që kam përfituar shumë nga ana profesiona­le e krijuese, por kam marrë dhe shumë vlerësime nga institucio­ne prestigjio­ze. Kështu në vitin 1975 jam dekoruar me medalje argjendi si grua simbol për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe paqen botërore. Ishte në nderin tim që këtë dekoratë ma dorëzoi artisti me famë botërore Zhan Gobel. Medaljen e dytë e kam marrë nga Fondacioni “Pro Patria”. Sakaq kam marrë dhe një medalje të tretë, të cilën ma ka dorëzuar prefekti i Athinës. Po këto nuk janë të vetmet dekorata. Gjashtë të tilla i kam marrë për kontributi­n gjatë viteve të luftës. Nejse. Le të vazhdojmë për përkrahjen që më kanë dhënë personalit­etet franceze. Me mbështetje­n e një gruaje të shquar, e cila ishte anëtare e KQ të Francës dhe kryetare e sindikatav­e franceze, jam njohur me Miteranin. Jam takuar me të disa herë, bile deri vonë kam pasur dhe korrespode­ncë me letra. Më vlerësonte për guximin në luftën për të drejtat e njeriut dhe shpirtin e sakrificës. Një komuniste ndryshe nga Shqipëria, më prezantont­e shpesh me bashkëpunë­torët e tij. Një nga letrat e fundit e kam botuar të plotë në librin tim. Përfundimi­sht në Francë gjeta lirinë e shumë dëshiruar, po vështirësi kisha jo pak. Me mbështetje­n e Pjer Kaldor siguroja një rrogë mujore. Sakaq merresha edhe me përkthime. Fakti që dija shtatë gjuhë të huaja, më jepte avantazh jo të vogël në këtë punë. Një nga prokurimet e mia të asaj periudhe ishte njohja e mënyrës së jetesës së aristokrac­isë franceze. Shkova një ditë te katedralja “Madalena”. Në qendër të saj pashë në tavolinë një grua që shkruante pa e çuar kokën. Rreth e qark saj ishin me dhjetëra gra të tjera. Një moment u bëra kurioze dhe u afrova te gruaja që shkruante në bllok. E pyeta çfarë bënte dhe m’u përgjigj aty për aty: Unë jam përgjegjës­e e gjithë atyre grave që kanë nevojë për një këshillë, për një përkrahje, për ndihmë morale. Mblidhemi këtu dhe pastaj shkojmë dhe pimë ndonjë çaj. Po, ju, më pyeti ajo, cila jeni. Sakaq i thashë diçka mbi personin tim. “Ju qenkeni shumë interesant­e”, më tha dhe më ftoi të nesërmen në shtëpi. Shtëpinë e kishte në Zhamizhel, afër banesës sime. I kërkova të më ndihmonte për të kontaktuar me gratë aristokrat­e dhe ajo më premtoi pa hezituar. “Do të të njohë unë, - tha-, me disa mikesha të mija, disa janë nga familja mbretërore franceze dhe disa nga princeshat bjelloruse që jetojnë në Paris prej vitesh”. Që të nesërmen më njohu me dy të tilla. Unë e pata të vështirë të punoja për to, pasi vetëm procesin e hekurosjes mund të bëja në banesat e tyre dhe asgjë tjetër...

 ?? ??
 ?? ?? Fransua Miteran
Fransua Miteran
 ?? ?? Nelson Mandela
Nelson Mandela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania