Panorama (Albania)

Zyrtari ukrainas: Të korrat e vitit të ardhshëm mund të tkurren me 40%

Zelenskyy thotë se miliona njerëz mund të vdesin nga uria për shkak të bllokadës ruse të porteve të Ukrainës

-

Të korrat e vitit të ardhshëm në Ukrainë mund të ulen deri në 40%, për shkak të pushtimit të vazhdueshë­m rus, tha të enjten për CNN zëvendësmi­nistri i Politikës Agrare dhe Ushqimit të Ukrainës, Taras Vysotskyi. “Kemi humbur 25% të sipërfaqes së punueshme.

Për sa u përket vëllimeve, natyrisht, është më shumë. Ne parashikoj­më që të korrat të jenë rreth 35% më pak se vitet e mëparshme, që do të thotë rreth 30 milionë tonë më pak, 35-40% më pak, pothuajse gjysma e të korrave të një viti më parë”, tha Vysotskyi. Zëvendësmi­nistri tha gjithashtu se rreth 600,000 tonë grurë janë vjedhur nga Rusia në territoret e kontrollua­ra nga forcat ruse. Të mërkurën, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, tha se çështjet që lidhen me eksportet e grurit nga Ukraina mund të zgjidhen, por Ukraina duhet të çminojë ujërat për të mundësuar kalimin e sigurt të anijeve. Vysotskyi tha se komentet e Lavrov nuk janë të vërteta. “Është e pavërtetë. Problemi janë anijet ushtarake ruse, nuk është rasti i Ukrainës. Deri më tani, ata nuk ofrojnë siguri për anijet civile që lëvizin brenda dhe jashtë porteve të Ukrainës”, tha ai, duke vënë në dukje se derisa garancitë e sigurisë në emër të partnerëve ndërkombët­arë të merren nga Ukraina, “nuk mund të flasim për lejimin e këtyre anijeve jashtë”. Minat

mund të pastrohen shpejt, por që kjo të ndodhë, lufta duhet të përfundojë, ose duhet të ketë një formë të armëpushim­it, shtoi ai. “Nëse marrim fitoren dhe lufta përfundon, sigurisht që mund ta pastrojmë shumë shpejt”, tha ai, duke shtuar se procesi fizikisht nuk është i komplikuar, por varet nga pengesat e tjera, përfshirë luftën në vazhdim. “Ukraina është e gatshme të përmbushë të gjitha detyrimet, në mënyrë që të furnizojë ushqimin e nevojshëm për sigurinë ushqimore ndërkombët­are. Pra, çështja është shumë e qartë: Rusia duhet të ndalojë luftën”, tha ai. Ukraina ka akuzuar gjithashtu rusët për vendosjen e

minave në Detin e Zi. Edhe Presidenti Volodymyr Zelenskyy paralajmër­oi se miliona njerëz mund të vdisnin nga uria për shkak të bllokadës ruse të porteve të Ukrainës në Detit të Zi, të cilat ai tha se e kishin lënë botën “në prag të një krize të tmerrshme ushqimore”. Rusia ka kapur pjesë të mëdha të bregdetit të Ukrainës, duke bllokuar eksportet e fermave dhe duke rritur koston e grurit. Ukraina dhe Perëndimi akuzojnë Moskën se po përdor furnizimet ushqimore si mjet lufte. Rusia thotë se shkaku janë minat ukrainase të hedhura në det dhe sanksionet ndërkombët­are ndaj Moskës. Kyiv dikur eksportont­e shumicën

e mallrave të tij përmes porteve detare, por që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt është detyruar të transporto­jë grurë me tren nëpërmjet kufirit perëndimor të Ukrainës ose nëpërmjet porteve të vogla të lumit Danub. Udhëheqësi­t botëror kanë dënuar bllokadën mujore nga forcat ruse në portet kryesore në Ukrainë – duke përfshirë Mariupolin në Detin Azov dhe Odesën në Detin e Zi – që ka lënë më shumë se 20 milionë tonë drithë të bllokuar brenda vendit. Edhe bisedimet në Ankara një ditë më parë midis Rusisë dhe Turqisë për të lejuar rifillimin e eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës kanë përfunduar pa zgjidhje.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania