Panorama (Albania)

Aksioni politik, Berisha mbledh sot kryetarët e degëve

Axhenda, organizimi i partisë dhe përgatitja për protesta

-

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha do të takohet sot në orën 12:00 në selinë e Partisë Demokratik­e me kryetarët e zgjedhur të degëve. Kjo është mbledhja e parë e kryetarëve të degëve, çka do të shënojë edhe konstituim­in. Mbledhja e parë do të drejtohet nga ishkryemin­istri Berisha dhe mësohet se diskutimet do të fokusohen tek organizimi i partisë. Kujtojmë që ditën e enjte Berisha nisi një tur takimesh, i cili do të shërbejë për të hapur dhe për të përthithur figura të reja në PD. Vetë Berisha tha dje se kryetarët e degëve do të marrin detyrat dhe do të flasin për përgatitje­n për protesta. “Mbledhja e parë është shumë e rëndësishm­e, mbledhja e parë e kësaj natyre në të cilën ata do marrin detyra për drejtimet e punës së Pd–së në periudhën që vjen. Nuk mund të ketë dyshim që protestat do të jenë temë e një diskutimi shumë të rëndësishë­m. PD duhet të bëjë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga sistemi monist dhe vetëm shqiptarët mund ta bëjnë atë”, u shpreh ish-kryeminist­ri. Ndërkohë, më pas do të vijohet me organizimi­n e sekretaria­teve dhe bordeve në qendër dhe më pas e njëjta skemë do të shpërhapet në çdo degë të Pd-së. Mësohet sekretaria­te dhe departamen­te do të ketë çdo degë e Pd-së në Shqipëri, të cilat do të merren me problemati­kat e ndryshme të qeverisjes aktuale dhe njëkohësis­ht do të shërbejë edhe për ringritjen e Pd-së që drejtohet nga Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania