Panorama (Albania)

Komisionet e dy reformave, si votuan deputetët e opozitës

LSI voton pro në Kuvend, aleatët pjesë e grupeve të punës, por pa të drejtë vote Gjekmarkaj dhe Alizoti kundër Zgjedhores e Territoria­les. Janë anëtarë, por Bylykbashi, Duma e Salianji nuk marrin pjesë në votim

- KELMENT BAÇI

Deputetët e Partisë Demokratik­e u ndanë në tri pjesë në votimin në Kuvend për ngritjen e dy Komisionev­e të Posaçme Parlamenta­re për Realizimin e Reformës Zgjedhore dhe Administra­tivo-territoria­le. Në seancën e 9 qershorit, deputetët mbështetës të Sali Berishës kanë votuar kundër, mbështetës­it e Enkeljed Alibeajt pro dhe disa të tjerë që nuk kanë marrë pjesë fare në votim. Duke i cilësuar si farsë, deputetët që mbështetin ish-kryeminist­rin Sali Berisha, si Luçiano Boçi, Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Kasëm Mahmutaj, kanë votuar kundër ngritjes së komisionev­e parlamenta­re. Listës së tyre i janë shtuar edhe dy deputetë të Pd-së, Agron Gjekmarkaj dhe Tomor Alizoti, kundër ngritje dhe përbërjes së tyre. Ata janë pjesë e Grupit Parlamenta­r demokrat të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, por kanë votuar kundër ngritjes dhe përbërjes së Komisionit Parlamenta­r për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoria­le. Kundër ngritjes së këtyre dy komisionev­e ka votuar edhe deputetja Ina Zhupa, e cila iu bashkua së fundmi grupimit të Sali Berishës. Ndërkohë, deputetët e tjerë që mbështesin grupin demokrat të Alibeajt kanë votuar pro, duke përbërë kështu grupimin e parë. Por ka edhe deputetë që për të shmangur mbajtjen e një qëndrimi, kanë preferuar të mos marrin pjesë fare në votim. Edhe pse e kanë emrin në listë si anëtarë në Komisionin për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Grida Duma nuk kanë qenë të pranishëm në seancë. Të drejtën e votës nuk e ka ushtruar as anëtari zëvendësue­s në këtë komision, Ervin Salianji. Listës së deputetëve të opozitës që nuk morën pjesë në votim, në asnjë nga pikat e rendit të ditës, i shtohen edhe ishkryetar­i i Pd-së, Lulzim Basha dhe ish-kryeminist­ri Sali Berisha. Po ashtu, një listë e gjatë me 13 deputetë të tjerë të opozitës nuk morën pjesë në votim. Belind Këlliçi, Ferdinand Xhaferraj, Luan Baçi Alfred Rushaj, Agron Shehaj, Dashamir Shehi, Merita Bakiu, Zheni Gjergji, Elda Hoti, Sorina Koti, Fatjon Veizaj, Albana Vokshi, Edmond Spaho, pasi u përjashtua­n, nuk votuan për asnjë nga dy komisionet.

ALEATËT

Edhe aleatët e opozitës janë ndarë në qëndrimet e tyre për ngritjen dhe përbërjen e dy komisionev­e parlamenta­re. Pavarësish­t këtij qëndrimi, partitë e vogla opozitare do të jenë pjesë dy reformave. Në komisionet për secilën prej tyre do të ketë përfaqësue­s të tyre, por pa të drejtë votë. Lëvizja Socialiste për Integrim votoi pro tyre. Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe Agron Çela dhanë “OK” e tyre për të dyja reformat. Pro komisionev­e të reformave votuan edhe Fatmir Mediu dhe Vangjel Dule, ndërsa nuk morën pjesë në votim Agron Duka, Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda. Komisioni i Reformës Zgjedhore do të përbëhet

nga 18 anëtarë, ku maxhoranca socialiste do të ketë 9 anëtarë, Pd-ja 6 anëtarë dhe anëtarët e tjerë janë Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe Petrit Vasili. Të njëjtën përbërje do të ketë edhe Komisioni i Reformës Territoria­le, ku 9 anëtarë janë të Ps-së, 6 të Pdsë, si dhe anëtarët e tjerë Vangjel Dule, Mesila Doda dhe Erisa Xhixho e LSI-SË. Projektven­dimi “Për përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamenta­r për Realizimin e Reformës Zgjedhore” u miratua me 108 vota pro, 9 kundër, 0 abstenim dhe ai për Reformën Administra­tivoterrit­oriale u miratua me 108 vota pro, 9 kundër dhe asnjë abstenim.

 ?? ??
 ?? ?? Agron Gjekmarkaj
Agron Gjekmarkaj
 ?? ?? Tomor Alizoti
Tomor Alizoti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania