Panorama (Albania)

SCHOLZ NË SERBI: DIALOGU TË SJELLË NJOHJEN

-

Kancelar i Gjermanisë, Olaf Scholz, nisi dje turin në Ballkanin Perëndimor. Ndalesën e parë e bëri në Prishtinë, ku u takua me Kryeminist­rin e Kosovës, Albin Kurti dhe më pas drejt Beogradit. Kancelari gjerman nënvizoi se për të arritur anëtarësim­in në organizata ndërkombët­are duhet fillimisht të ketë një marrëveshj­e afatgjatë mes Prishtinës dhe Beogradit, rezultati i së cilës duhet të jetë njohja e Kosovës. “Në kohëra si këto vlerat e sigurisë dhe lirisë na bëhen më të qarta, është një arsye edhe më shumë e rëndësishm­e që Kosova dhe Serbia përmes një marrëveshj­eje përfshirës­e dhe të qëndrueshm­e të gjejnë një zgjidhje politike, e cila kontribuon në stabilitet­in rajonal. E qartë është që marrëveshj­a në fund duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinu­eshme që dy vende, të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të Be-së”, deklaroi Kancelari gjerman.

 ?? ?? Olaf Scholz dhe Aleksandar Vuçiç, dje në Beograd
Olaf Scholz dhe Aleksandar Vuçiç, dje në Beograd

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania