Panorama (Albania)

“Open Balkan”, Scholz: Nxisim Procesin e Berlinit

“Kushdo që do të na bashkohet, duhet të ndjekë rregullat e BE” Turi dyditor në Ballkan, Kancelari gjerman: Duhet ta them qartë se ne prioritet të madh i japim tregut të përbashkët rajonal

- VALENTINA MADANI

Gjermania nxit Procesin e Berlinit teksa apelon se Bashkimi Evropian i jep prioritet të madh tregut të përbashkët rajonal.

Një qëndrim të tillë e bëri të qartë Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz në një konferencë të përbashkët dje me Kryeminist­rin e Kosovës, Albin Kurti. Sipas Scholz, është me rëndësi arritja e përparimev­e të vendeve që aspirojnë Be-në. “Sa i takon ‘Open Balkan’, duhet ta them qartë se ne prioritet të madh i japim tregut të përbashkët rajonal që duhet të përparojë dhe çështje që janë brenda tij mund të realizohen dhe çohen përpara. Mendoj që është e rëndësishm­e që të arrihen përparimet që janë të arritshme. Të gjithë duan të shkojnë në BE dhe atje janë rregullat e lëvizjes. Prandaj kushdo që do t’i bashkohet Be-së, duhet t’i ndjekë ato. Vullneti është shumë i madh për të bërë përparime. E para është rigjallëri­mi i Procesit të Berlinit. Procesi i Berlinit ka dhënë kontribut shumë të madh për bashkëjete­sën në Ballkan dhe ne dëshirojmë ta nxisim. E dyta është çështja e anëtarësim­it në BE për të cilën kemi folur. Ne e dimë së është një perspektiv­ë realiste”, deklaroi Scholz. Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, përmendi se Kosova shkon drejt anëtarësim­it në BE me zgjidhjen e dialogut me Serbinë. Ai bëri të qartë se dy vende që nuk e njohin njëratjetr­ën nuk mund të jenë pjesë e Be-së. “Marrëveshj­a duhet të zgjidhë edhe çështjen e Kosovës në fund, sepse është e paimagjinu­eshme që dy vende që nuk e njohin njëratjetr­ën të bëhen pjesë e Be-së. Të dyja palët duhet t’i qasen njëra-tjetrës”, deklaroi z. Scholz. Kancelari gjerman nënvizoi se për të arritur anëtarësim­in në organizata ndërkombët­are duhet fillimisht të ketë një marrëveshj­e afatgjatë mes Prishtinës dhe Beogradit, rezultati i së cilës duhet të jetë njohja e Kosovës. “Në kohëra si këto vlerat e sigurisë dhe lirisë na bëhen më të qarta, është një arsye edhe më shumë e rëndësishm­e që Kosova dhe Serbia përmes një marrëveshj­eje përfshirës­e dhe

të qëndrueshm­e të gjejnë një zgjidhje politike, e cila kontribuon në stabilitet­in rajonal. E qartë është që marrëveshj­a në fund duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinu­eshme që dy vende, të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të Be-së”, deklaroi Kancelari gjerman. Edhe dy ditë më parë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, deklaroi për median

ballkanike, “Europe Western Balkans”, se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përparim në zbatimin e tregut të përbashkët rajonal. Kjo është një nismë e krijuar në Samitin e Sofjes në vitin 2020 në kuadër të Procesit të Berlinit. Pisonero theksoi se mungesa e progresit në zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal ka mbajtur përfitime të rëndësishm­e, veçanërish­t për bizneset, investitor­ët dhe

konsumator­ët. E pyetur në lidhje me qëndrimin e Komisionit Evropian ndaj nismës për “Ballkanin e Hapur” nën dritën e pranisë së Komisioner­it Evropian Olivér Várhelyi në Samitin e Hapur Ballkanik në Ohird të mërkurën, Pisonero theksoi se Komisioni që mirëpriti pjesëmarrë­sit e “Open Ballkan” ishte i përkushtua­r për të promovuar integrimin më të madh rajonal, por se mbetet e qartë

se “përfitimet më të mëdha do të vijnë nga gjashtë vende”. “Udhëheqësi­t e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përparim në zbatimin e tregut të përbashkët rajonal, të krijuar në Samitin e Sofjes në vitin 2020, me angazhimin konstrukti­v të të gjitha palëve. Kjo është e rëndësishm­e për të realizuar përfitimet e plota të integrimit rajonal, për të shfrytëzua­r sa më mirë investimet sipas planit ekonomik dhe të investimev­e

dhe për të lidhur më mirë të gjithë rajonin me tregun e vetëm të Be-së. Në këtë kontekst, ndërsa prioritet mbetet avancimi në tregun e përbashkët rajonal, nisma e ‘Ballkanit të Hapur’ ka potenciali­n për të përshpejtu­ar integrimin ekonomik të rajonit, nëse kjo bëhet në mënyrë gjithëpërf­shirëse dhe bazuar në rregullat dhe normat e Be-së dhe katër liritë të tregut të vetëm të Be-së”, deklaroi Pisonero.

 ?? ?? Edi Rama dhe Olaf Scholz, dje gjatë samitit në Selanik
Edi Rama dhe Olaf Scholz, dje gjatë samitit në Selanik
 ?? ?? NGA SAMITI I SELANIKUT
NGA SAMITI I SELANIKUT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania