Panorama (Albania)

Mitsotakis thirrje BE: Merrni vendimin e madh. Integroni Ballkanin brenda 2033

-

Kryeminist­ri grek Kyriakos Mitsotakis ftoi dje Bashkimin Evropian që të marrë një vendim të madh, të sigurojë se brenda vitit 2033 të jenë të integruar 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, në atë që ai e quan “një hap ambicioz por të arritshëm dhe të nevojshëm”. Në një artikull të botuar në “Politico” përpara samitit që do mbahet në Greqi, mbi Procesin e Bashkëpuni­mit të Evropës Juglindore (SEECP), Mitsotakis deklaroi se Be-ja duhet të sigurojë brenda vitit 2033, integrimin e gjashtë vendeve të BP, në atë që ai e quajti “një hap ambicioz por të nevojshëm”. Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë i ka dhënë një ndjenjë të re urgjence nevojës për të lidhur Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Kosovën më afër me 27 vendet anëtare të Be-së, pjesërisht për t’iu përgjigjur rritjes së ndikimit rus dhe kinez në rajon. Kjo qasje mund të përfshijë anëtarësim të plotë ose një komunitet alternativ. Vizioni i pranimit në BE për rajonin, tha ai, është bërë “i paqartë, duke u zbehur në sytë e qytetarëve të frustruar dhe të zhgënjyer”, ndërsa zgjerimi i Be-së ka ngecur vitet e fundit për shkak të shqetësime­ve të sigurisë, qeverisjes dhe migrimit. Më 23 qershor do të mbahet një samit midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Mesazhi im sot është i qartë: në përputhje me kriteret e përcaktuar­a, le të ofrojmë integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2033, një afat kohor ambicioz por i arritshëm. Kjo është shumë e vonuar”, tha Mitsotakis.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania