Panorama (Albania)

Rama e Abazoviç prezantuan urën mbi Bunë Përfundon brenda 18 muajsh, kushton 9 milionë euro

-

Kryeminist­ri Edi Rama dhe Kryeminist­ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, prezantuan para tri ditësh projektin e lidhjes me një urë mbi lumin e Bunës të Ulqinit me Velipojën. Projekti është prezantuar në Tiranë verën e kaluar nga Dritan Abazoviç, por që të dy Kryeminist­rit thanë se për projektin kishin gjetur dakordësin­ë e menjëhersh­me. Takimi mes tyre u bë në kuadër të samitit të Ohrit që u zhvillua përgjatë dy ditëve në Ohër të Maqedonisë së Veriut me datë 7-8 qershor. “Jam shumë i lumtur për këtë projekt dhe kjo është diçka për të cilën folëm në Tiranë verën e kaluar. Tani jemi shumë afër fillimit të realizimit të kësaj ideje. Mali i Zi ka ndarë një pjesë të buxhetit të këtij viti vetëm për ndërtimin e kësaj ure. Ne do të nënshkruaj­më një memorandum bashkëpuni­mi në të cilin do të specifikoh­en detyrimet e të dyja palëve. Kjo jo vetëm do të reduktonte distancën midis qyteteve dhe vendeve, por do të pasuronte edhe ofertën turistike të atyre zonave. I afrojmë qytetarët, forcojmë ekonominë! Qëllimi është zhvillimi i vendit nga veriu deri në det!”, deklaroi Kryeminist­ri Abazoviç. Edhe Kryeminist­ri Edi Rama e konsideroi këtë si një projekt fantastik, teksa tha se ndërtimi i kësaj ure do të mundësonte një komunikim shumë më të mirë mes dy vendeve. “Duhet të krijojmë një marrëveshj­e dhe të kuptojmë buxhetin total të njëri-tjetrit për këtë investim. Ne jemi pro dhe projekti është fantastik. Ura do të mundësonte një komunikim shumë më të mirë mes dy vendeve”, theksoi Rama. Detajet financiare, teknike dhe afatet e punimeve i shpjegoi kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. “Me projektin e urës se re do të kemi një distancë të shkurtuar 73 herë midis 2 vendeve. Ura

do jetë 380 m me 3 harqe, është e kategorisë C1 do përdoret për makinat, kalimtarët e biçikletat dhe do të ketë 2 korsi dhe pjesë të vendpushim­eve, ura ka një lartësi që lejon kalimin nën të në rastin kur Lumi Bunë do të jetë i hapur për mjetet lundruese, jemi në fazën e përgatitje­s. Brenda 2 muajve do të jetë gati projekti dhe më pas procesi i buxhetimit dhe i prokurimit do të kërkojë 6 muaj, deri në qershor 2023, dhe mund të përfundojë brenda 18 muaj, do kushtojë 9 milionë euro”, tha kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

 ?? ?? Dritan Avazoviç dhe Edi Rama
Dritan Avazoviç dhe Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania