Panorama (Albania)

Begaj u propozua nga PS, u votua me 78 vota

-

Bajram Begaj u zgjodh President i ri i Republikës së Shqipërisë me 78 vota në seancën e mbajtur më 4 qershor. Begaj u zgjodh në këtë detyrë me votat e Partisë Socialiste dhe Partisë Social Demokrate, ndërkohë, sipas llogaritje­ve, ka rrjedhur edhe një votë nga opozita. Nga 83 deputetë që morën pjesë në votim, 78 kanë votuar pro, katër kundër dhe një abstenim. Maxhoranca në total ka 74 mandate, ndërsa 3 i ka Partia Socialdemo­krate dhe një deputet nga opozita ka votuar për Presidenti­n e ri. Bajram Begaj e mësoi live nga TV kandidatur­ën e tij për President, pasi Kryeminist­ri Edi Rama e përmendi pas mbledhjes së kryesisë së PS, të cilën e pranoi pa asnjë hezitim. Bajram Begaj ka përfunduar “Doktoratën në Fushën e Mjekësisë”, pranë Fakultetit të Mjekësisë si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi. Begaj flet rrjedhshëm gjuhën angleze.

Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania