Panorama (Albania)

Presidenti Meta i jep mbështetje pasardhësi­t të tij në krye të shtetit

Kreu i shtetit mesazh Bajram Begajt: Suksese në detyrën e lartë, në interes të vendit dhe qytetarëve

- KELMENT BAÇI

Presidenti Ilir Meta i ka uruar suksese në detyrën e lartë të kreut të shtetit, Presidenti­t të ri të zgjedhur, Bajram Begaj.

Në takimin e zhvilluar ditën e premte, 10 qershor, në ambientet e Pallatit të Brigadave, Meta i ka dhënë mesazhet pasardhësi­t të tij në Presidencë 45 ditë përpara se t’i dorëzojë detyrën. Përmes një publikimi në “Facebook”, Meta ka uruar Begajn për suksese në detyrën qe e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve. Në takim mes tyre ka qenë edhe shefi i kabinetit të Presidenti­t Meta, Edmond Panariti. “Kënaqësi të prisja sot Presidenti­n e zgjedhur, Bajram Begaj, dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve”, shkruan kreu i shtetit në detyrë, në mesazhin e publikuar së bashku me fotot nga takimi me pasardhësi­n e tij pas 24 korrikut. Nuk dihet saktësisht se sa ka zgjatur dhe cilat kanë qenë temat e takimit mes Presidenti­t në detyrë dhe Presidenti­t të ri të zgjedhur, të cilit do t’i dorëzojë detyrën më 24 korrik në Presidencë. Takimi mes Ilir Metës dhe Bajram Begajt vjen pas takimeve që Presidenti i ri pati me tre ishpreside­ntë të vendit. Fillimisht, Begaj pati një takim kokë më kokë me ish-presidenti­n Alfred Moisiu, ndërsa një ditë më parë u takua me të tre ish-krerët e shtetit. Për 1 orë e 30 minuta, Begaj zhvilloi një bisedë me Rexhep Mejdanin, Alfred Moisiun dhe Bamir Topin.

DEKRETIMI

Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar edhe arsyet se përse e dekretoi nga Turqia kërkesën për lirimin e Bajram Begajt nga detyra si Shef i Shtabit të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura, për t’i hapur rrugën zgjedhjes së tij si kreu i ri i shtetit në raundin e katërt. Sipas tij, do të ishte absurditet dhe për më tepër as etike të merrte më shumë kohë për ta çuar votimin në raundin e fundit. “Çfarë do zgjidhte në këtë rast vonesa? Mund të merrja kohë në një rast tjetër, por të marrësh kohë për një kandidat, i cili është shefi i Shtabit të Përgjithsh­ëm, të cilin e kisha dekretuar

më parë dhe i plotëson të gjitha kushtet, për një detyrë të tillë, ishte një absurditet dhe në fund të fundit nuk do të ishte as etike, sepse bëhej fjalë për pasuesin tim”, tha Meta në “Open” në “News 24”. Ndërsa pas firmosjes së dekretit në Stamboll, Presidenca sqaroi për mediat se: “Praktika administra­tive dhe dekreti i Presidenti­t është punuar në Tiranë, është hartuar në Tiranë, është numërtuar në Ti- ranë, i është përcjellë Presidenti­t dhe duhej pranuar pa vonesë në mënyrë që Presidenti Meta të mos bëhej pengesë për ecurinë e procedurav­e parlamenta­re për zgjedhjen e Presidenti­t të ri”. Presidenti Meta i dha Bajram Begajt, në mes të qershorit 2020 gradën madhore “Gjeneral Ma- jor”. I pyetur nëse e ka kapur Rama Presidencë­n dhe a e tejkalon Begaj maxhorancë­n, Meta u shpreh: “Unë e kam dekretuar për Shef Shtabi. Ka qenë një fig- urë shumë e pranueshme për atë sfidë, ndërsa tani ta shohim. Unë uroj që të jetë një President i shkëlqyer. I uroj suksese. Kaq mund të them, se nuk kam asnjë arsye për të thënë diçka tjetër. Për mua e rëndësishm­e është të mbrojë Kushtetutë­n. Nuk mund të them a e ka kapur apo jo, sepse do paragjykoj­a kandida- tin. Mund ta tejkalojë, i ka të gjitha mundësitë, nëse ka qëllime të qartë në mbrojtje të demokracis­ë, Kushtetutë­s”.

 ?? Bajram Begaj ?? Ish-presidentë­t Moisiu, Meidani dhe Topi në takim me presidenti­n e zgjedhur,
Bajram Begaj Ish-presidentë­t Moisiu, Meidani dhe Topi në takim me presidenti­n e zgjedhur,
 ?? ?? Ilir Meta dhe Bajram Begaj
Ilir Meta dhe Bajram Begaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania