Panorama (Albania)

Berisha: Zgjedhja e Bajram Begajt vendosi monizmin

Ish-kryeminist­ri: Nga unë nuk do të merrte atë këshillë që i pëlqente

-

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha e cilësoi zgjedhjen e Bajram Begajt në krye të shtetit si ditën e vendosjes së monizmit në vend. Gjatë konferencë­s së përjavshme me gazetarët, Berisha u shpreh se zgjedhjen e kreut të shtetit vetëm me votat e maxhorancë­s PD e konsideron si zhdukje të demokracis­ë. I pyetur nëse ndihet i keqardhur pse nuk ishte mes Presidente­ve t’i dhënë këshilla, Berisha tha se nuk do t’i pëlqenin këshillat e tij. “Data 4 qershor e 2022-shit, zgjedhja e njëanshme e Presidenti­t, vetëm nga deputetët e Ps-së, shënon zhdukjen përfundimt­are të çdo kontrolli në Shqipëri. Me zgjedhjen e një Presidenti nga pseudo-maxhoranca, PD konsideron se u zhduk përfundimi­sht sistemi demokratit. Qëndrimi im publik ishte publik ndaj zgjedhjes së tij dhe e konsideroj normale, shumë normale që ai nuk kërkon këshilla nga unë se nuk do të merrte

atë këshillë që i pëlqente. Sepse ai u bë, zgjedhja e tij u shndërrua në vendosjen e monizmit në Shqipëri. Ai mori postin e Presidenti­t, por për shqiptarët monizmi është një mynxyrë. Problemi është se ajo shoqëri që ka qenë dhe do të ishte kryesore në përmbysjen e kësaj nuk e ka

jetuar monizmin. Por Shqipëria sot është identike me Bjellorusi­në e Lukashenko­s. Kjo është mynxyrë se vetë kushtetuts­hmëria është një shtyllë kryesore e demokracis­ë. Parimet e saj “check and balance” u zhdukën si në kohën e Enver Hoxhës”, tha Berisha. I pyetur nëse dekretimi nga Presidenti Meta i kërkesës për lirimin nga detyra e kreut të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, Berisha u shpreh se nuk ka asnjë krisje me ish-aleatin e tij. “Nuk ka krisje. Presidenti, e kam theksuar, do jem transparen­t, Kushtetuta në germë, nuk ndalon firmosjen e dekreteve jashtë vendit. S’e ka një përkufizim të tillë. Por raste unë di që nuk ndodhin. Të themi të vërtetën, Presidenti mund të mos e firmoste raundin e katërt, por të pestin s’e digjte dot. Duhet të ushtronte detyrimin kushtetues, pastaj ndërhyjnë mekanizma të tjera. Kur kishte ‘check and balance’ ndërhynin mekanizma të tjera. Ai nuk mund të mos ushtronte kushtetuts­hmërinë. Është rast unik në historinë vendeve të tjerë. S’ka ndodhur kurrë që të marrësh një ushtarak aktiv dhe ta emërosh President të Republikës, përveç në rastin e Juntave. S’ka ndodhur asnjëherë!”, tha Berisha.

 ?? ?? Berisha, dje në konferencë me gazetarët
Berisha, dje në konferencë me gazetarët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania