Panorama (Albania)

‘Banda’ e bluzave të bardha italo -shqiptare, 4 mjekë nën hetim

Trafik ilaçesh për COVID dhe tumor, mashtrim e falsifikim për shërbim shëndetëso­r, SPAK në aksion

- NIKOLETA KOVAÇI

Katër mjekë shqiptarë dhe dy biznesmenë janë në mesin e 82 personave të hetuar nga SPAK-U dhe Antimafia në Itali si pjesë e trafikut e korrupsion­it te bluzat e bardha. Grupi i vënë nën hetim dyshohet se ka shitur ilaçe për sëmundjen COVID-19 në Shqipëri pasi vidheshin në sistemin publik në Itali, ndërsa 82 pacientëve shqiptarë u ka ofruar shërbim shëndetëso­r në spitalet italiane me letra false! Kurimi në Itali në kohën e COVID-IT, por dhe hyrja e medikament­eve në mënyrë të pavarur nga shteti përtej Adriatikut janë parë si mundësi pasurimi, apo të ardhurash për disa mjekë, infermierë dhe biznesmenë.

HETIMI

Në skemën e mashtrimit që u zbulua nga Antimafia në Milano dhe Prokuroria e Posaçme shqiptare, SPAK-U, në të cilën 82 pacientë shqiptarë kanë përfituar me dokumente të falsifikua­ra shërbime shëndetëso­re nga spitalet italiane, kanë marrë pjesë emra të njohur në vendin tonë

Sipas të dhënave që vijnë nga dosja hetimore bëhet me dije se përmes dokumentev­e të falsifikua­ra 82 persona kanë marrë dokumentin në spitalet shqiptare për t’iu lejuar kurimi në Itali me argumentin se janë në gjendje të rëndë shëndetëso­re. Ata kanë përfituar receta për 383 shërbime ambulatore dhe për 1554 vizita të specializu­ara në spitalet e Milanos dhe të qyteteve për rreth. Sipas hetimeve mësohet se nga llogaritë bankare janë sekuestrua­r se paku 500 mijë euro ndërsa janë bllokuar dhe ilaçe me përmbajtje narkotike, vlera e të cilave shkonte deri në 20 mijë euro. Sipas materialev­e zyrtare këto medikament­e kanë shërbyer për trajtimin e të prekurve me virusin e rrezikshëm dhe janë marrë në mënyrë të paligjshme nga spitalet italiane duke u tregtuar në Shqipëri. Por, edhe pagesa nuk kryhej vetëm në para. Në disa raste është zbuluar se mjekët kanë kërkuar dhe marrë edhe shërbime seksuale. Në deklaratën për mediat të dhënë nga SPAK dhe autoritete­t italiane thuhet se rrjeti funksionon­te në bashkëpuni­min e mjekëve dhe infermierë­ve që punojnë në spitalet italiane. Operacioni i kontrollev­e dhe ndalimeve është kryer në të njëjtën kohë në të dy shtete, ku në Itali u kapën 6 të dyshuar ndërsa në vendin tonë në prani të oficerëve të policisë italiane u kontrollua­n 11 banesa. Po ashtu policia zbarkoi edhe në zyrat e QSUT-SË, por dhe të disa subjekteve tregtare, thotë SPAK-U, që nënkupton magazina medikament­esh mjekësore në vendin tonë.

MJEKËT NËN HETIM

Në skemën e mashtrimit që u zbulua nga Antimafia në Milano dhe Prokuroria e Posaçme shqiptare, SPAK-U, në të cilën 82 pacientë shqiptarë kanë përfituar me dokumente të falsifikua­ra shërbime shëndetëso­re nga spitalet italiane kanë marrë pjesë emra të njohur në vendin tonë. Bëhet me dije se 5 persona në Itali kanë përfunduar në burg, 3 në arrest shtëpie dhe një i akuzuar është lënë në detyrim paraqitjej­e. Masat janë ekzekutuar ditën e djeshme nga autoritete­t italiane, ndërsa pjesa tjetër e të dyshuarve janë në hetim në gjendje të lirë dhe disa prej 82 të dyshuarve janë shpallur në kërkim. Në mesin e të hetuarve sipas të dhënave rezultojnë 4 mjekë shqiptarë mes tyre mjekë të Qendrës Spitalore Universita­re “Nënë Tereza” Vladimri Peto, Aurel Vula, Ilir Broqja dhe dy biznesmenë­t Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj. Rezulton se Aurel Vula është mjek pediatër reumatolog, i cili punon pranë Shërbimit të Pediatrisë së Përgjithsh­me, ndërsa Ilir Broqaj, mjek anestezist, i cili punon pranë shërbimit Anestezi–reanimacio­nit. Po ashtu, sipas të dhënave nën hetim është edhe mjeku i njo- hur Edvin Prifti, i cili sipas të dhënave të hetimit dyshohet se ura lidhëse mes palëve. SPAK-U në bashkëpuni­m me Policinë e Shtetit, me pran- inë e Oficerëve të policisë italiane, në zbatim të vendimit të GJKKO-SË kanë kryer 11 kontrolle në ambientet e banesave, zyrave shtetërore (QSUT) dhe të subjekteve tregtare. Gjatë kontrollev­e janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provave materiale dokumente mjekësore në gjuhën italiane, medikament­e mjekësore dhe pajisje kompjuteri­ke dhe prova të tjera me rëndësi për hetimin.

 ?? ?? Pamje nga filmimet e hetuesve italianë
Pamje nga filmimet e hetuesve italianë
 ?? ?? Momenti kur trafikantë­t ndajnë paratë
Momenti kur trafikantë­t ndajnë paratë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania