Panorama (Albania)

Grup kontrolli në zyrat dhe banesën e mjekut Edvin Prifti

-

Ajo që bie në sy në këtë operacion në mirorganiz­uar nga ana e italianëve të hetimit është fakti se ata kanë sjellë një skuadër të tyre në vendin tonë për të marrë pjesë në të gjithë operacioni­n. Dyshimet e italianëve kanë nisur herët sidomos kur shqiptarët kanë vendosur të marrin shërbime në zonën ku ishte edhe vatra më e madhe në botë e shpërthimi­t të virusit, Bergamo. Që atëherë ata nisen përgjimet dhe gjurmimet për të ardhur tek operacioni i djeshëm. Kështu në kuadër të operacioni­t mes autoritete­ve italiane dhe atyre shqiptare për goditjen e një rrjeti trafiku barnash është bërë kontroll edhe në shtëpinë dhe zyrën e mjekut Edvin Prifti. Ky i fundit është arrestuar më herët për korrupsion dhe ia janë sekuestrua­r para dhe llogari bankare, që dyshohen se i ka fituar në mënyrë jo ligjore. Kontrollet në banesën e Priftit janë bërë nga SPAKU,

bashkë me kontrollin e disa banesave të tjera, pasi dyshohet se ai mund të kishte lidhje me këtë rrjet trafiku të barnave narkotike dhe atyre për COVID-19. Grupi i organizuar kriminal u ofronte qytetarëve shqiptarë një sërë shërbimesh mjekësore të shtrenjta dhe të panevojshm­e që do të lejojnë hyrjen e jashtëligj­shme në Itali. Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunu­ar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale. Anëtarët e grupit organizuar kriminal gjithashtu dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e barnave me përmbajtje narkotike, që e kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetëso­r italian dhe janë shitur në Shqipëri. SPAK-U bën me dije se disa nga këto barna me përmbajtje narkotike ishin përdorur për të trajtuar pacientët me COVID-19, të cilat ishin shumë të kërkuara gjatë pandemisë.

 ?? ?? Mjeku Edvin Prifti
Mjeku Edvin Prifti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania