Panorama (Albania)

“Mekanikut” të 8 grupeve kriminale i bllokohen 5 milionë euro pasuri

Policia e Elbasanit jep detaje për sekuestron e jo për operacioni­n Kush është Gentian Sharra, pronari i servisit ku modifikohe­shin makinat që përdoreshi­n për punët e killerave

- NIKOLETA KOVAÇI

Operacioni i RENEAS në Elbasan mbeti vetëm në letër. U tha se u shoqëruan 10 persona, 9 prej të cilëve nuk dihet se kush ishin, ndërkohë që vetëm emri i Kelmend Xhaferrit do të bëhej publik, pasi RENEA e shoqëroi duke e menduar personin e shumëkërku­ar të drejtësisë.

Por në fakt, ai i kishte shlyer të gjitha detyrimet me ngjarjen e rëndë ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë në atë masakër të përgjakshm­e, që në fokus kishte blerjen e votave në Elbasan. E ndërsa Xhaferri u la i lirë, Policia e Elbasanit, bashkë me prokurorin­ë e këtij rrethi, dolën ditën e djeshme në një deklaratë për mediat, duke treguar se kishin vënë nën sekuestro pasuritë e Gentian Sharrës dhe të të atit të tij, Mustafës. Babë e bir pretendohe­t se janë posedues të një pasurie të paktën 5 milionë euro, ndërkohë që emri i Gentianit ka një vend të rëndësishë­m në dëshminë e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani. Kryepolici i qarkut dhe prokurorët dhanë të dhëna mbi sendet e kushtueshm­e që janë sekuestrua­r për llogari të hetimit që ka nisur SPAK, ndërkohë që ende nuk bëhet me dije se nga e ka përvetësua­r gjithë atë pasuri familja Sharra. Do të jenë ekspertët e hetimit që do të hedhin dritë mbi një mori të dhënash që lidhen me përfitimet e kësaj familjeje, pasi bashkëshor­tja e Gentianit është bërë pjesë e disa garave tenderuese, duke u shpallur

fituese herë pas here. I fundit, sipas informacio­neve që vijnë nga grupi hetimor, lidhet me shpërndarj­en e ushqimeve për Spitalin Psikiatrik që ndodhet në këtë qytet.

SEKUESTROJ­A

Kështu, dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani para prokurorëv­e të SPAK ka vënë në lëvizje të gjithë sistemin e drejtësisë, pasi kanë nisur

konfiskime­t dhe sekuestrim­et e pronave të bosëve të krimit që kanë vënë paratë në mënyrë të paligjshme. Paraditen e djeshme, Gjykata e Elbasanit njoftoi se kishte sekuestrua­r 5 milionë euro pasuri, të cilat i përkisnin Gentian Sharrës dhe babait të tij, Mustafa Sharra, pas të dhënave se ato ishin vënë përmes aktiviteti­t të paligjshëm. Sharrës iu sekuestrua një vilë në fshatin Katund

i Ri, truall gati për ndërtim, si dhe një sipërfaqe e madhe toke.

Sidoqoftë, hetimet në lidhje me pasurinë e familjes Sharra janë në fazën paraprake dhe së shpejti pritet që Prokuroria e Posaçme të dalë me një hetim konkret për implikimin e Gentianit në aktivitet kriminal, nga i cili dyshohet të ketë ardhur edhe pasuria e tij.

 ?? ?? Drejtuesit e Policisë së Elbasanit, dje gjatë konferencë­s
Drejtuesit e Policisë së Elbasanit, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania