Panorama (Albania)

Nuredin Dumani: Ja punët që bëmë me Gentin!

-

“…Në vitin 2013, me sa mbaj mend, më takon Talo Çela në një dyqan që unë kisha pas daljes nga burgu. Në këtë dyqan tregtoja këpucë të përdorura. Talo ishte së bashku me Gent Sharrën me një mjet tip ‘Regina’. Më tha se kishte një punë për të bërë, por na duhen njerëz nga këtej, duke nënkuptuar Durrësin. Desha të dija hollësi se për çfarë shume bëhej fjalë dhe ai më tha se bëhej fjalë për 200.000 euro. Aktiviteti i personit ishte doganier në Korçë, por s’e mbaj mend mirë ose ky ose vëllai i tij. Me tha se nëse isha dakord që unë duhet të shkoja vetëm ditën e ngjarjes, por me vete duhet të kisha edhe një person nga ana ime. E pranova punën dhe pas një farë kohe, Talo më shkruan hajde takohemi. Kam shkuar dhe kam marrë Dorjan Shkozën, sepse Dori në atë kohë ishte në konflikt me Gon Qafën për arsye borxhesh. Për ta nxjerrë nga situata, e kam marrë Dorin me vete. Kemi shkuar me furgon të linjës Durrës–elbasan dhe atë natë kemi fjetur te shtëpia e Talos. Në shtëpinë e Talos erdhi Gent Sharra, ishte Talo unë Dorjan Shkoza dhe shtetasi Ardjan Çollaku. Ardjani do të na ndihmonte pas grabitjes. Talo e kishte bërë planin me Gent Sharrën. Ditën tjetër në mëngjes jemi çuar dhe kemi shkuar te vendi me një “Opel” të vjedhur, ngjyrë të bardhë. Në automjetin tip “Opel” ishim unë, Talo Çela, Dorjan Shkoza dhe Ardjani, i cili ishte shofer. Vendi ku do të shkonim ishte lagjja “Kala”, Elbasan. Kemi qëndruar disa minuta aty, duke pritur të dilte personi. Shohim që personi del nga një shtëpi dykatëshe, para së cilës ishte parkuar në rruge një automjet veturë ‘Benz’ me portobagaz­h. Ky personi ishte rreth 50 vjeç, zeshkan. Ai hap derën e mjetit dhe futi një çantë në sediljen e pasme, së bashku me një armë gjahu, me sa mbaj mend. Aty kemi zbritur unë, Talo dhe Dori. Dori me Talon u konfrontua­n me personin, duke e qëlluar me armë dy herë në gjoks dhe një herë në këmbë. Në gjoks e gjuajti Talo, ndërsa në këmbë e gjuajti Dori. Në këtë moment unë marr çantën dhe shkoj tek mjeti “Opel”.

Dua të shtoj se jam afruar dhe unë në momentin e konfrontim­it, pasi kam lenë çantën, sepse personi ishte i fuqishëm dhe e kam goditur me shkelm në bark. Të gjithë jemi larguar te magazina e Ardjanit, ku kemi lënë mjetin “Opel”. Kjo magazinë ndodhej në Fushë-mbret. Nga aty, mua me Dorin me ka marrë me mjetin e tij nipi i Ardjanit me një ‘Benz’ të bardhë dhe na çoi në rrugën Elbasan– Peqin, ku kemi ndaluar një furgon dhe jemi larguar për Durrës. Në këtë ngjarje kemi pasur të veshur rroba sportive dhe kapuç, ku duken vetëm sytë dhe goja. Pas rreth 1 jave, ka ardhur Talo Çela, së bashku me vëllain e vet, Bujarin dhe kanë shkuar te puna e Dorit. Dori vjen dhe me thërret mua dhe shkojmë së bashku me Dorin në Shënavlash, te vaskat e peshkut. Talo lekët i kishte te makina e vëllait dhe na ndau 19 ose 20.000 euro…. Të njëjtën shumë sa unë, kishte marrë edhe Gent Sharra, Talo, Ardjan Çollaku dhe Dori”.

 ?? ?? Nuredin Dumani
Nuredin Dumani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania