Panorama (Albania)

Miku i Marklen Hakës arratiset nga burgu në Trevizo

Edison Pula pritej të dilte para Gjykatës për 50 vjedhje Anëtari i “Bandës së Niklës” u akuzua për atentatin me minë të telekomand­uar ndaj Gentjan Betjas para 6 vitesh

- TIRANE

Në të 20-at, emri i një djali nga Fushë-kruja do të ishte thjesht një numër në listën e një morie bashkëmosh­atarësh që kishin nisur aktiviteti­n kriminal në zonën e Niklës.

Të rinjtë ishin kthyer në tmerrin e rrugës kryesor që lidhte Mamurrasin me Tiranë, ndërkohë që në një periudhë fare të shkurtër Prokuroria e Krujës mundi të zbulonte 3 ngjarje që iu përkiste kësaj skuadre “gangsterës­h” dhe të vinte në pranga jo pak po 9 prej tyre. Ishte viti 2016, dhe në skenë do të dilte emri i Edison Pulës, vetëm 21 vjeç, në të njëjtën listë me Marklen Hakën dhe shumë të rinj të tjerë, të cilët duket se iu shërbenin më së miri kapove të krimit vendas që shtrihej deri në Durrës dhe Tiranë.

Edisoni u tha se kishte siguruar mina të telekomand­uara në Shkodër dhe një prej tyre u përdor në një atentat ndaj Gentjan Bejtjas, një personi që në fakt kishte hyrë e dalë disa herë nga burgu për shkak të akuzave për vjedhje. Bejtja i mbijetoi atij atentati të bujshëm, ndërkohë që policia dhe prokuroria e Krujës, një stacion policor i Fushë-krujës, në të cilin hidhej thuajse çdo natë nga një kallëp tritoli brenda, Policia e Durrësit e nganjëherë edhe strukturat speciale të policisë së Shtetit e rrethonin Niklën për të bërë të mundur më shumë dhënien e ndonjë mesazhi se sa idenë se po i godisnin sipas ligjit.

Skuadra e niklaxhinj­ëve nuk ndaloi. Sollën kanabis nga Tepelena në Krujë, realizuan grabitje me armë nëpër rrugë, blinin e shisnin mina me telekomand­ë, derisa u goditën, por Edison Pula i iku nga dora policit, ndërsa ky i fundit po tentonte të rregullont­e shallin se nuk po i rrinte si duhet. Që prej asaj kohe, Edison Pula u prangos vetëm pak muaj më parë në

Itali për një mori grabitjesh me dhunë dhe armë. Por, ai dje u arratis!

KUSH ËSHTË EDISON PULA

Edison Pula, njeriu që në Shqipëri dëmtoi karrierën dy policëve mbasi u arratis në çastet që ata po e fusnin në

burg, ka thyer sërish hekurat e qelisë, por kësaj radhe në Itali. Nga Burgu i Trevizos, 27vjeçari që njihet si mjeshtër i arratisjev­e dhe i vjedhjeve serial, u largua së bashku me dy shqiptarë të tjerë, këta të fundit të arrestuar brenda pak orësh. Por më shumë se sa episodet e

vjedhjeve në Itali dhe Shqipëri dhe implikimi në drogë, emri i të arratisuri­t Edison Pula lidhet me një nga atentatet me tritol të organizuar ndaj njerëzve të hetuar për vjedhjen e një mjeti që u përdor për vrasjen e kryekomisa­r Ditan Lamaj. Numri i telefonit që aktivizoi bombën me tritol më 19 shtator 2016 në automjetin Gentjan Bejtjes i dëmtuar rëndë në atë kohë, e tradhtoi Edison Pulën dhe bashkëpunë­torët e tij. Krimet e Rënda e hetuan në atë kohë shënjestrë­n e atentatit të Pulës, Gentjan Bejtja, së bashku me Enver Stafukën, si

hajdutët që siguruan makinën “BMV” prej nga ku u qëllua me breshëri Dritan Lamaj. Për atentatin që synoi të asgjësonte një person që ka dijeni për autorët e vrasjes së një polici si Lamaj, Prokuroria mori nën hetim jo vetëm Edison Pulaj, por edhe Oltion Cacën, që të dy nën akuzë për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe shpërthim me eksploziv. Ky hetim së bashku me vendimet e fajësisë shkoi për rekurs në Gjykatën e Lartë, së bashku me episode të tjera për të cilat i arratisuri akuzohet në Shqipëri si vjedhje dhe drogë.

Në Krujë, dy ditë mbasi ai u mor i pandehur dhjetorin e vitit 2016, Edison Pula u shpëtoi nga duart dy policëve Denis Çela dhe Naim Stafuka, duke u arratisur. Policët që u arrestuan për shpërdorim detyre thanë se sapo e zbritën nga makina për ta futur në komisariat, i dyshuari përfitoi nga dera e hapur dhe u largua.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania