Panorama (Albania)

Policia italiane për profilin e Pulajt

-

Policia italiane është angazhuar maksimalis­ht për të ndaluar të arratisuri­n nga Burgu i Trevisos, Edison Pula. Anëtari i “Bandës së Niklës”, i njohur edhe për grabitjet e vilave luksoze në zonën e Selias ia doli që të arratisej duke prerë me sharrë hekuri, hekurat e dritares së qelisë së tij të burgut, por do e ketë shumë të vështirë të dalë nga Italia. Kjo pasi një skuadër nga ajri është angazhuar për të gjurmuar lëvizjet e tij, por edhe postblloqe në kufi do të vendosen për ta bërë ta pamundur largimin e tij nga vendi. Këtë e ka konfirmuar ditën e djeshme për mediat vendase edhe komisari Vito Montaruli, i cili ka thënë: “Ka bashkëpuni­m maksimal për kërkimin e të arratisuri­t. Që në mëngjes ka nisur një koordinim mes Skuadrës Ajrore dhe zyrës së hetimit të Policisë, policisë së Burgjeve dhe asaj Kufitare”. Kontrolle të plota, duke mos lënë gur pa lëvizur janë duke u zhvilluar ndërkohë në zonën e Trevizos.

“Dyshimi është se po tenton të largohet nga vendi dhe kontrollet e mëdha janë përqendrua­r në atë anë të kufirit. Megjithatë, supozojmë se është ende në territorin kombëtar”, shtoi më tej komisioner­i, duke theksuar se janë vendosur në alarm të gjitha komisariat­et në verilindje dhe më gjerë.

 ?? ?? Pamje nga momenti i arratisjes
Pamje nga momenti i arratisjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania