Panorama (Albania)

Nga vaji te sheqeri, çmimet e reja në supermarke­te

Rënie të lehtë në dy produkte, s’ka çmim të unifikuar për vajin

-

Bordi i Transparen­cës dhe Monitorimi­t të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, ka vendosur një ditë më parë miratimin e listës së re të çmimeve të ushqimeve bazë. Sipas vendimit, orizi do të shitet për 101 lekë/kg, 8 lekë më pak nga sa ishte. Rënie me rreth 17 lekë ka shënuar edhe çmimi i sheqerit dhe qytetarët do ta blejnë atë në markete dhe supermarke­te për 104 lekë/kg. Ndërsa miellin do ta blejnë më shtrenjtë, pasi me vendimin e fundit, ky produkt do të shitet për 90 lekë/kg, nga 79 lekë që ishte. Ndërsa për vajin, një nga produktet më të shtrenjta të shportës, ndryshe nga vendimet e mëparshme, Bordi njofton se nuk do të përcaktojë më një çmim tavan, me argumentin se, sipas tij, çmimet e blerjes nga importuesi­t janë të ndryshme. Me vendimin e fundit, Bordi përcaktont­e

çmimin e vajit 381 lekë/ litër, por ky produkt tregtohet edhe më shtrenjtë për konsumator­ët. “Për shkak se operatorë të ndryshëm kanë diferenca të ndjeshme në çmimet e blerjes në import të vajit të luledielli­t, nuk do të aplikohet kosto mesatare e moderuar e zhdoganime­ve dhe nuk do të përcaktohe­t çmim i unifikuar shitjeje nga çdo subjekt, por çdo importues i vajit të inbotiluar apo importues vaji që e inbotilon dhe e paketon në vend, do të aplikojë marzhin e lejuar mbi koston e importimit të produktit të tyre sipas deklaratës doganore”, shkruan Bordi i Transparen­cës për produktet ushqimore. Vendimi i bordit hyn në fuqi nga 10 qershori dhe këto çmime janë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të tij. Qeveria ka miratuar tashmë një linjë garancie sovrane prej 3 miliardë lekësh për importuesi­t e produkteve ushqimore, për të garantuar mbajtjen e rezervave të sigurisë për një periudhë 3-mujore.

Ky vendim është i detyrueshë­m për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte dhe në rast shkeljeje, ato do të përballen me gjoba. Çdo operator ekonomik i tregtimit të produkteve të mëposhtme, qoftë importues, tregtar me shumicë, transportu­es apo tregtar me pakicë, është i lirë që të aplikojë çmime më të ulëta mbi këto produkteve se sa ato të vendosura nga Bordi. Vendi ynë prej muajsh tashmë është përballur me rritje të çmimeve të produkteve bazike për jetesën dhe të hidrokarbu­reve: naftës, benzinës dhe gazit. Kjo situatë vjen pas rritjes së çmimeve ndërkombët­are, si pasojë e luftës në Ukrainë, e cila nisi më 24 shkurt të këtij viti.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania