Panorama (Albania)

Punësimi i mësuesve, nis gara për lëvizjet paralele

Deri në 30 qershor, afati për të dorëzuar dosjen për të lëvizur nga një shkollë në tjetrën. Çfarë i skualifiko­n ata nga gara

- TIRANE

Krahas mësuesve që konkurrojn­ë çdo vit për të zënë një vend pune, ka edhe të tjerë që e kanë një të tillë, por nuk e pëlqejnë.

Njëjtë me të parët, edhe ata garojnë, por kërkesa e tyre shikohet me prioritet. Vendet vakante të krijuara pas lejeve të lindjes, daljeve në pension apo çdo lloj largimi tjetër, iu ofrohen së pari mësuesve që janë në sistem. Si çdo vit, edhe për vitin shkollor 20222023, drejtoritë rajonale të arsimit hapin thirrjet për dorëzimin e dosjeve për mësuesit që duan të bëjnë lëvizje paralele, nga një shkollë në tjetrën. Ata kanë afat që deri në 30 qershor të bëjnë gati dosjen për ta dorëzuar në rrugë postare në zyrën arsimore ku aplikojnë, me qëllim që t’i nënshtrohe­t shqyrtimit nga komisioni i ngritur posaçërish­t.

AFATI

“Mësuesit që dëshirojnë të kryejnë lëvizje paralele me dëshirë, dërgojnë me shërbim postar deri në datën 30.06.2022 në adresën postare kërkesën dhe dokumentac­ionin e njësuar me origjinali­n, të noterizuar. Jashtë këtij afati nuk pranohen aplikime”, citohet në njoftimin e zyrës më të madhe arsimore në vend, asaj të Tiranës, në të cilin kujtohen mësuesit që në rast se dosja e tyre nuk përmban dokumentet e detyrueshm­e apo paraqitja e tyre nuk është e noterizuar, skualifiko­het. “Në rast se dokumentac­ioni i detyrueshë­m për t’u dorëzuar/kualifikua­r (diplomë, lisë notash, licencë, librezë pune e plotësuar, vlerësim i këshillit të prindërve, vlerësim i shërbimit psikosocia­l, vlerësim i drejtorit) nuk dorëzohet fare apo nuk dorëzohet i noterizuar, aplikimi i mësuesit skualifiko­het nga komisioni. Në rast se dokumentac­ioni tjetër (dëshmi kualifikim­i, dëshmi e mbrojtje së gjuhëve të huaja, certifikat­ë me kredite) nuk dorëzohet fare apo dorëzohet i panoterizu­ra, mësuesi kualifikoh­et, por ky dokumentac­ion nuk pikëzohet nga komisioni”, nënvizohet në njoftimin e drejtorive arsimore.

Paralelish­t me garën e mësuesve të rinj që duan të futen në sistem, Ministria e Arsimit “rehabilito­n”

së pari ata që janë të punësuar, duke i transferua­r në një shkollë më afër vendbanimi­t apo më të mirë. Janë mësuesit ata që bëjnë kërkesën, ndërsa shqyrtimi i tyre bëhet nga një komisioni i posaçëm gjatë periudhës që ata marrin pushimet, në korrik-gusht. Përgjatë viteve të fundit, udhëzimi për rekrutimin e mësuesve ka

pësuar disa herë ndryshime, duke favorizuar së fundmi ata me përvojë më të gjatë në arsim. Ka një skemë vlerësimi që cakton pikë për çdo tregues të dosjes profesiona­le, nga testi i licencës, gjuhët e huaja, trajnimet e deri te vlerësimi i përfaqësue­sve të prindërve, psikologut e drejtorit të shkollës që është kryetar komisioni.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania