Panorama (Albania)

Ligji i ri i pronave, 6 mënyrat e reja të kompensimi­t

Përveç kompensimi­t në para dhe atij fizik, do të ofrohen edhe aksione si edhe objekte shtetërore

- TIRANE

Më shumë se 10 mijë dosje do të rivlerësoh­en pas ndryshimit të skemës së kompensimi­t.

Drafti i cili është ende në fazë konsultimi pritet të zyrtarizoh­et në javët në vijim. Rivlerësim­i për çdo dosje do të bëhet bazuar në zërin kadastral aktual dhe jo mbi bazën e zërit kadastral të origjinës së pronës, siç edhe ndodhi në fazën e parë të procesit. Çmimet e aplikuara në këtë proces do të jenë çmimet e tregut, por ajo çka penalizon pronarët, veçanërish­t ata që kanë përfituar një pjesë të pronës gjatë këtyre tre dekadave është fakti që nuk do të përfitojnë të plotë vlerën e kompensimi­t por vetëm 10 për qind të saj. Në rastin e pronarëve që iu është kthyer më herët një pjesë e pasurisë, do të ndahet vetëm diferenca ndërmjet pronës së mbetur dhe asaj të kthyer. Një gjë e tillë përcaktohe­t edhe në projektlig­j. “Nëse vlerësimi i pronës së kthyer me vendim përfundimt­ar rezulton se është më i madh sesa vlerësimi i tokës së njohur për kompensim, atëherë subjekti i shpronësua­r konsideroh­et i kompensuar. Nëse vlerësimi i pronës që është njohur për kompensim është më i madh sesa vlerësimi i tokës së kthyer, atëherë subjekti kompensohe­t në masën 10 për qind të diferencës, sipas përcaktime­ve të këtij ligji”. I gjithë ky proces do të duhet të mbyllet brenda një afati 3-mujor.

SKEMAT

Veç kësaj me ndërhyrjet e bëra, pas pezullimit të procesit nga Gjykata Kushtetues­e, çfarë ka ndryshuar tjetër është edhe skema e kompensimi­t. Për shkak të pa

45

mundësisë për të mbuluar procesin e kompensimi­t me fond financiar apo edhe fizik, Qeveria ka futur në lojë forma apo alternativ­e të tjera kompensimi, siç është ndarja e aksioneve në kompani me kapital shtetëror por edhe privat, ku shteti rezulton aksioner, si edhe kompensimi­n përmes objekteve të skeduara për privatizim. Veç kësaj, do të krijohet po ashtu mundësia që pronarët me faturë deri në 15 mijë dollarë do të kenë mundësi që të kompensohe­n në masën 100 për qind nga fondi financiar. Janë mbi 10 mijë familje që përfitojnë nga kjo skemë, e cila iu jep mundësinë të marrin paratë në dorë, me vetëm një këst.

RIVLERËSIM­I

Deri më tani mësohet se janë rivlerësua­r me formulën e re 4141 dosje. “Gjatë periudhës së hartimit të ndryshimev­e të ligjit, në ATP, sektori i kompensimi­t vijoi punën në zbatim të pikës 16/4 të VKM

nr. 223/2016 e ndryshuar me VKM 1114/2020, e cila u miratua si rekomandim i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen Beshiri kundër Shqipërisë, duke kryer përllogari­tjen e vendimeve që kanë njohur të drejtën e kompensimi­t, bazuar me vlerësimin financiar me 10% të zërit kadastral aktual. Sipas përllogari­tjeve rezulton që preken 4141 vendime dhe do të përfitojnë një vlerë financiare afërsisht 18 miliardë lekë”, vihej në dukje edhe në raportin e ATP-SË për vitin 2021. Bëhet fjalë për familjet që iu është njohur e drejta për një prone, e cila në kohën e konfiskimi­t ka qenë jashtë vijës së verdhë, pra ka qenë tokë bujqësore. Rivlerësim­i është bërë bazuar në zërin kadastral aktual, por pronarët do të përfitojnë vetëm 10 për qind të vlerës. Kjo do të thotë që nëse vlera është 50 milionë lekë, ajo familje do të marrë 5 milionë lekë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania