Panorama (Albania)

Historia e dashurisë së Semit dhe Ronit

Çifti që u lidh pas këngës dhe bashkimi në karrierë

-

Semi lë pas njëherë e mirë historinë e gjatë me Bojken Lakos. Këngëtarja duket se ka nisur një histori dashurie, këtë herë me artistin kosovar Ron Zaiti. Thashethem­et se mes Semit dhe këngëtarit kosovar Ron Zaiti ka diçka më shumë se thjesht një bashkëpuni­m muzikor, nisën me publikimin e këngës së tyre “All your lovin”. Fansat vunë re menjëherë afrimiteti­n që Semi dhe Roni kishin në videoklip, dhe nisëm menjëherë të komentojnë se “sa bukur duken si çifti. “Me sa duket fansat kishin të drejtë, pasi para disa ditësh janë publikuar disa video ku Semi dhe Roni duken mjaft afër. Dyshimet sa vijnë e shtohen pas kësaj fotoje që po shpërndahe­t me shpejtësi në rrjet, ku Semi dhe Roni duket sikur po shkëmbejnë një puthje. Dyshja nuk kanë reaguar në lidhje me aludimet, megjithatë videot dhe fotot që po qarkullojn­ë duken si një konfirmim se mes tyre mund të ketë një romancë. Gjatë festivalit të zhvilluar javën e shkuar në Shëngjin, dy të rinjtë janë shfaqur përgjatë gjithë kohës së bashku, teksa përqafohes­hin, duke mos u fshehur nga sytë e kureshtarë­ve. Burime thonë se ky raport nisi pikërisht nga realizimi i këngës së tyre. Kaq ka mjaftuar që Semi dhe Roni të nisin një histori intensive dashurie. Thuhet se ata nuk ndahen në asnjë sekondë nga njëri-tjetri dhe tashmë kanë nisur të funksionoj­në edhe si një dyshe shumë e mirë edhe në karrierën e tyre muzikore. Gjatë kohës që ishte në “Big Brother”, Semi foli edhe për ndarjen e saj me Bojken

Lakon. Gjatë bisedës me Donaldin, Semi pranoi se Bojkeni ishte “dashuria e saj e parë” dhe se me të është njohur kur ka qenë vetëm 17 vjeç. Artistja kishte plot 17 vite diferencë nga Lako, pasi në atë kohë, ai ishte 34 vjeç. “Kam marrëdhëni­e të mirë, e pyes për çdo gjë. Para ‘Big’-ut, e pyeta nëse duhet të futesha ose jo”, tregoi ajo gjatë bisedës me Donaldin. Ndërkohë, në muajin maj, kur u pyet nëse është ende në një lidhje me Bojkenin, këngëtarja konfirmoi ndarjen dhe i habiti të gjithë me deklaratën e saj. “Bojkeni do ngelet një mik imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do të kem gjithnjë. Është një njeri i afërt imi. Një mik!”, u shpreh Jaupaj. Çifti ishte i apasionuar pas rokut dhe kanë punuar bashkë për një periudhë të caktuar kohore kur Semi ishte vokalistja e grupit “Bojken Lako dhe Brezat”. Ata u lidhën vetëm tre muaj pasi Bojkeni u nda nga Olesia, e cila ishte stomatolog­e me profesion. Gjatë një interviste të dhënë para disa kohësh, Bojkeni madje foli për planet për dasmë, duke treguar se si çdo njeri, edhe ata kanë dëshirë të bëjnë një ceremoni që do ta mbajë mend me njeriun e tij të zemrës. Megjithatë, për dy ish-bashkëshor­tët ka nisur një jetë e re. Pak para se Semi të përflitej për lidhjen e re, edhe kantautori pozoi në rrjetet sociale, ku shfaqej në shoqërinë e një vajze, duke konfirmuar kështu lidhjen e tij të re.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania