Panorama (Albania)

Dafina dhe Kida, në poza lesbike në klipin e fundit

-

Dafina Zeqiri dhe Kida kanë publikuar këngën e tyre “Luje belin”. Prej ditësh, fansat e shumtë të dy artisteve kanë qenë duke e pritur këtë produksion, që me gjasa shumë shpejt do të shndërrohe­t në hitin e verës. Por veç suksesit që po merr kënga, ajo që na ra në sy është klipi, që duhet thënë se është ndër më sensualët e prezantuar së fundmi. Dy këngëtaret nuk i kanë kursyer prekjet e nxehta dhe skenat “hot” me njëra-tjetrën. Gjatë klipit, Dafina provokon teksa prek veten e veshur sensuale. Ndërkohë, edhe të dyja bashkë nuk i kanë kursyer prekjet, teksa në klip ka edhe vajza të tjera. Kënga flet për fuqinë e femrës për të qenë e pavarur. Ndaj dy vajzat kanë vendosur që ta përcjellin këtë mesazh me skena të forta erotike.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania