Panorama (Albania)

Arta Dade shijon eventet dhe “selfie”-et mes Vip-ave

-

Mund të konsideroh­et ndër femrat më sharmante të politikës. Ish-ministrja dhe deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, ia ka dal që me vitet të ruaj edhe imazhin e saj fisnik. Ndonëse koha kalon, ajo ende identifiko­het me pamjen e saj. Pas shkëputjes nga politika, Arta Dade nuk i ka munguar ekranit në deklarata të ndryshme si për jetën private, ashtu edhe për debate politike. Por deri më sot, ishpolitik­anen nuk e kishim parë në një event mode. Për të gjithë ishte surprizë pjesëmarrj­a e saj në një aktivitet mode, ku u shfaq si gjithnjë elegante. Arta Dade kishte zgjedhur një fustan blu të thellë dhe për ta hijeshuar pamjen e saj. Kishte hedhur krahëve një shall. Ashtu si shihet, në radhë të parë të sfilatës, ajo ka shkëmbyer biseda me disa nga personazhe­t e njohura të “showbizz”-it. Madje jo vetëm kaq, në momentin e fotografua­r nga paparaci ynë, ajo dhe Albana Osmani kanë qenë duke shkrepur edhe një “selfie”. E si çdo femër, Arta ka dashur ta shohë përpara foton e realizuar. Ish-ministhjes­ht trja është edhe ndër politikane­t që në media ka folur publikisht për jetën private. Në një intervistë të kohëve të fundit, Dade është rikthyer edhe njëherë te dasma e saj, duke zbuluar të gjitha tabu që kishte thyer. Politikani­a e njohur shpjegoi se për ata që kishin në familje një anëtar partie, ishte e ndaluar të vishnin fustan të bardhë pasi konsideroh­ej si shfaqje e huaj. Gjatë një interviste në “Rudina” në “Tv Klan”, Arta rrëfeu se me bashkëshor­tin nuk ka këmbyer unaza dhe se e ka pasur shumë të vështirë të gjente fustan të bardhë. “Ishin ndaluar për ato që kishin në familje anëtarë partie dhe nuk duhej të vishnin fustan të bardhë, konsideroh­ej si shfaqje e huaj. Nuk kemi këmbyer as unaza dhe vendosëm të vishesha. Në fakt, nuk gjenim as fustan të bardhë. Është gjetur te një italiane që kishte filluar t’i sillte nga Italia. Në darkë kam veshur fustan që e kisha qepur vetë se që 12 vjeç i qepja vetë rrobat e mia. Kanë qenë disa stofa të hollë kinezë që e qepa vetë për ta mbajtur. U martova pa marrë diplomën se duhej të bëja 1 vit stazh, më pas të merrja diplomën. Djalin e kam lindur pas 1-2 vitesh, nuk doja që kur të mbroja diplomën të isha shtatzënë. Albi tani është 45 vjeç, kjo foto është 47. Nipin e kam 25 vjeç”, tha ajo.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania