Panorama (Albania)

Gaz Bardhi, si një kavalier i vërtetë për Flutura Açkën

-

Flutura Açka prej kohësh është shfaqur në seancat plenare me një bastun. Në një intervistë të ditëve të fundit, deputetja e Partisë Demokratik­e ka pranuar problemin shëndetëso­r, që e ka bërë të distancohe­t pak nga angazhimi politik. Megjithatë, të enjten që lamë pas, Açka ishte pjesë e seancës, ku si gjithnjë në javët e fundit ndihmohej nga një bastun. Por këtë herë ka qenë edhe kolegu i saj. Gazment Bardhi, ai që i ka ardhur në ndihmë shkrimtare­s. Ashtu si shihet edhe në foto, ai ka nxituar hapat përpara saj për t’i hapur derën. Duhet thënë një gjest ky kavalierës­h i deputetit të Elbasanit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania