Panorama (Albania)

Benet Beci ‘bëhet qull’, kolegët e lënë vetëm

-

Nuk mund të themi që moti me reshje shiu ishte surprizë, pasi sinoptikan­ët e kishin parashikua­r me kohë. Por duket se për deputetin e Partisë Socialiste ka qenë një surprizë dhe, siç e shohim në foto, aspak e këndshme. Pasi ka dalë nga seanca plenare, deputetit të Shkodrës i është dashur të nxitojë hapat, pasi ka qenë pa çadër. Ashtu siç shihet edhe në fotot e shkrepura nga paparaci ynë, Benet Beci ka qenë pa çadër, teksa është lagur në shi. Ndryshe nga shumë kolegë të tij që kanë ndarë çadrën së bashku, ai ka preferuar të nxitojë hapat për t’u lagur sa më pak, përpara se të arrinte te makina e tij. Duhet thënë se Beci ishte ndër të vetmit që kishte rrezikuar të mos merrte çadrën në një ditë të tillë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania