Panorama (Albania)

Blerina Gjylameti nuk e ndan çadrën me asnjë

-

Brenda seancës plenare të ditë së enjte, debatet dhe tensionet kanë qenë të pranishme thuajse si në çdo ditë Parlamenti. Por duket se jashtë deputetët janë ndeshur me një surprizë të paralajmër­uar. Reshjet e dendura të shiut kanë lënë disa prej tyre për minuta të tëra nën strehë, në pritje që situata të qetësohet. Por ky nuk është rasti i deputetes së Partisë Socialiste. Blerina Gjylameti ka pasur çadër me vete dhe menjëherë e ka hapur sapo ka dalë në oborr. Megjithatë, ajo ka preferuar që të kalojë disa minuta në bisedë me kolegët e saj në shkallët e Parlamenti­t. Por, ajo që vumë re ne është se deputetja ka preferuar të mos marrë në çadrën e saj asnjë koleg, edhe pse ata ishin ‘të pambrojtur’ nga shiu.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania