Panorama (Albania)

Presidenti si simbol i kombit dhe jo noter i Kryeminist­rit për “Open Ballkan”

-

President si zëvendësue­s i Presidenti­t Ilir Meta, dukej si një lojë kukafsheht­as që nuk sjell asgjë të re, veç faktit se si tallet Edi Rama më shqiptarët. Është i njohur opinioni i përcaktuar se Presidenti i Republikës është simbol i Kombit dhe Komandant i Përgjithsh­ëm i FA, ndaj dhe rekomandim­et e të “mëdhenjve” kanë qenë për emra ushtarakës­h për kreun e shtetit. Edhe pse nuk jemi shtet presidenci­al, përsëri Presidenti i Republikës ka autoriteti­n e padiskutue­shëm dhe të respektuar se ai është edhe njeriu simbol i shtetit dhe kombit. Por për Edi Ramën nuk ka simbol tjetër veç pozicionit të tij si Kryeminist­ër, duke bërë interesant­in me ato arrogancat e tij në të folur dhe në çka i ka rekomandua­r babushi Soros.

Ka pasur tendenca të hershme edhe për t’ia shtuar, edhe për t’ia hequr kreditet Presidenti­t të Republikës. Kam bindjen se çdo pushtetar tjetër dekretohet dhe firmoset në Presidencë tek ai që është President. Tendencat për ta zhvlerësua­r autoriteti­n e Presidenti­t, siç ka ndodhur sidomos në këto 9 vite të drejtimit të qeverisjes nga Edi Rama, është një nga sëmundjet që ka Kryeminist­ri ynë që me gjatësinë e vet kujton se ka edhe autoriteti­n më të lartë si hija e mëngjesit, por që më shumë ka bërë vepra të dënueshme që i ka dhënë pozicionit të tij si Kryeminist­ër dhe ka pasur dëshirën e poshtërimi­t dhe të injorimit të titullarit të lartë President.

Edhe pse kanë kaluar vitet, kjo sjellje aspak prej shtetari është manifestua­r në shumë raste si kjo e fundit që trupi i pajetë i Presidenti­t Bujar Nishani erdhi me arkivol të vendosur në një furgon funerali nga Gjermania në Shqipëri përmes Kosovës. Ishte një mungesë e theksuar respekti dhe detyrimi shtetëror, në një kohë që vetë Rama për një gjë të parëndësis­hme, për një ndeshje finale etj. udhëton me çarter pa iu dridhur syri për shpenzimet se ato i paguajnë taksapague­sit shqiptarë. Çfarë turpi dhe çfarë shkelje e dinjitetit njerëzor të manifestua­r edhe në ngushëllim­in e thatë dhe pa asnjë ndjesi respekti që i bëhet një titullari të shtetit në përcjellje­n e tij për në banesën e fundit.

U bë sebep ndarja nga jeta e Presidenti­t jo në detyrë, Bujar Nishani, që shqiptarët t’i jepnin lamtumirën e fundit dhe t’i bënin homazh dhe të shprehnin respekte të larta në ceremoninë mortore. Para dhe pas vdekjes më shumë thuhen fjalë të mira për njeriun e humbur, por për Bujar Nishanin si njeri dhe si autoritet i lartë shtetëror, janë të merituara fjalët e mira dhe të gjitha shërbimet funerale bashkë me ditën e zisë. Hipokrizia kryeminist­rore duket se marrka më shumë vlerë në këtë vendin tonë se sa të ulë kokën para titullarit numër 1 të shtetit apo të jetë bashkëpunu­es me të.

Si një kontribuue­s serioz i Partisë Demokratik­e dhe i politikës shqiptare me karakterin e një personalit­eti me tipare fisnike, ishte një humbje e konsiderue­shme për demokracin­ë.

Ndërkohë që homazhet që iu bënë nxorën në pah mungesën e arsyeshme të Kryeminist­rit se ishte në Këshillin e

Sigurimit. Por unë them më mirë që ndodhi kështu. Mendoj se prania e Kryeminist­rit Edi Rama do ishte hipokrizi dhe e papranuesh­me për faktin që ai nuk denjoi të bënte sjelljen e trupit të tij me avion, por e la me furgon funeral.

Nga ana tjetër sjell në kujtesë kohën kur Edi Rama mori dekretimin e tij dhe të ministrave me firmën e Presidenti­t Nishani dhe sa u kthye në zyrën e Kryeminist­risë, puna e parë që bëri ishte hedhja në koshin e plehrave e kornizës me portretin e Presidenti­t si simbol i unitetit të popullit dhe titullari më i lartë i shtetit. Kështu e nisi Edi Rama qeverisjen e tij me të tilla skandale që po e shoqërojnë dita-ditës dhe vit pas viti për fatkeqësi të këtij populli dhe atyre që e kanë votuar këtë njeri pa din dhe iman. Kështu hodhi Kryeminist­ri ynë i panderuar në koshin e plehrave çdo gjë në Shqipëri se i tillë është ai që meriton për tu hedhur në koshin e plehrave të rrugës.

Bujar Nishani mbetet i nderuar në kujtesën e shqiptarëv­e për vetitë e tij në karakter dhe në angazhimet politike në shërbim të demokracis­ë në Shqipëri. Ishte kjo arsyeja që u përcoll me aq shumë nderime që u shoqëruan edhe me lotët e dhimbjes siç u manifestua te kryetari i PDSH, Sali Berisha, e të tjerë, ku edhe prania e Presidenti­t në detyrë Ilir Meta, reflektoi dhimbje dhe trishtim. Potenciali­teti intelektua­l dhe me integritet i Bujar Nishanit në çdo pozicion të punës së tij, imponon respekt për përgjegjsh­mërinë që tregonte dhe përmbajtje­n në vendimmarr­jet e çdo niveli.

Ndoshta për opinionin shqiptar nuk mund të harrohet fakti që kur Edi Rama si Kryeminist­ër propozoi emrin e Visar Zhitit si ambasador në Vatikan dhe ia dërgoi Presidenti­t Bujar Nishani për dekretim, ai për arsye shtetërore e kundërshto­i me argumente. Kjo gjë solli një reagim të turpshëm të Edi Ramës që e mori në telefon Nishanin dhe e ka ofenduar me fjalët më banale si të ishte ndonjë adoleshent. Kam pasur rastin ta dëgjoj kur e ka thënë vetë Nishani në një rreth të ngushtë njerëzish si një sjellje të papreceden­t.

Nxjerrja dhe votimi i emrit të prof. as. dr. gjeneral Bajram Begajt, nuk ka shumë rëndësi se si u kryen procedurat, sepse figura përfaqësue­se e këtij njeriu meriton respekt, kushdo që ta ketë propozuar. Nëse Ilir Meta si President diti të qëndrojë në atë post si garant i Kushtetutë­s për të mos u bërë marionetë e Edi Ramës, siç edhe e mendonte ai, ngaqë doli nga radhët e ish-koalicioni­t, kam bindjen e plotë se Presidenti i ri me backgraund­in që ka, do të përfaqësoj­ë me dinjitet këtë post të lartë. Çdo insinuatë e hedhur nga të gjitha anët e politikës, nuk mund t’ia ndryshojnë dot karakterin një njeriu që nuk është i përfshirë as në skandale dhe ka përfaqësua­r potenciali­sht me sukses detyrat që ka pasur. Ndoshta është rasti për të thënë se suksesi i një Presidenti nuk varet nga dëshirat apo tekat e një kryeminist­ri, siç kërkonte dhe u soll Edi Rama me Bujar Nishanin apo me Ilir Metën, që në fund të fundit nuk u bë marionetë e qëllimeve që Edi Rama kërkon të arrijë. Shqipëria dhe shqiptarët bashkë me Kosovën dhe kudo që janë, duan dhe meritojnë një president me përfaqësim sa më të gjerë, dinjitoz dhe mbrojtës të interesave të kombit brenda dhe jashtë vendit. Në këtë këndvështr­im Bajram Begaj do të dijë t’i qëndrojë kreut të shtetit si një President që do të meritojë respektin e të gjithëve.

Çdo nismë me sens antikombët­ar si Open Ballkan, aq shumë të diskutuar për shkelje të interesave të shqiptarëv­e, nuk mund të jetë një kapje mat që Kryeminist­ri Edi Rama kërkon t’i bëjë një Presidenti. Fakti që ashtu si Enver Hoxha bashkëpuno­i me serbët dhe bëri diktaturë staliniste, nuk mund të mendohet që Edi Rama të rikthejë të shkuarën me aprovim presidenci­al.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania