Panorama (Albania)

Rezultate apo thjesht ecejake

- LEONIDHA MËRTIRI

në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi. Në muajin e mëparshëm ai ishte i pranishëm në Shqipëri, Serbi dhe në Bosnjë-hercegovin­ë. Burime nga Brukseli bëjnë të njohur se kreu i Këshillit Europian vijon vizitën në këto vende për të biseduar me përfaqësue­sit e lartë të tyre rreth marrëdhëni­eve me Bashkimin Europian. Nisur edhe nga vizita e tij gjatë muajit maj, me sa duket, Michel do të shfrytëzoj­ë rastin, sikurse veproi edhe gjatë atij turi, t’i bëjë më tej reklamë nismës së Presidenti­t francez, Emmanuel Macron, për të cilën kemi folur në një shkrim të mëparshëm. Fjala është tani për një “transkript­im” të mëtejshëm të kësaj nisme, rreth krijimit të “komuniteti­t politik europian” apo statusit të “shtetit të asociuar”, që ndalon në fakt zgjerimin e Bashkimit Europian.

Më 23 qershor do të mblidhet sërish në Bruksel samiti i përbashkët i liderëve të vendeve anëtare të Be-së me ata të Ballkanit Perëndimor. Të gjashta vendet e këtij rajoni janë në faza të ndryshme si kandidatë për anëtarësim­in e tyre në Bashkimin Europian. Mali i Zi dhe Serbia duken më të avancuar, ndërkohë që kjo e fundit është përballë plotësimit të kushtit për njohjen e shtetit të Kosovës. Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që presin prej kohësh fillimin e bisedimeve për anëtarësim, u doli ngërçi i ri: Vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Dhe pas këtyre, krijohet përshtypja, dhe nuk është çudi, që ngërçe të tilla mund të fanepsen dhe më tej. Kosova dhe Bosnjëherc­egovina janë më mbrapa me këtë proces të rëndësishë­m.

Përkundrej­t kësaj, vetëm ecejaket e të dërguarve europianë nuk mbeten në vend. Rezultati…? Përsëri ecejake dhe përsëri kurrfarë progresi. Perspektiv­a europiane vazhdon të përflitet në këto ecejake. E megjithatë, vonesat e reja rritin zgjatimin e tyre.

Këto ecejake, dyndur vazhdimish­t me inflacion premtimesh, vetëm e kanë zbehur, madje, nënvleftës­uar misionin e tyre. Sepse nuk mjafton të pohosh se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Be-së dhe prioritet strategjik i tij. As të lësh mënjanë ato probleme që lidhen drejtpërdr­ejt me të. Në këtë kuadër, nuk mund të ndash nga sa më sipër, për shembull, liberalizi­min e vizave për Kosovën, kushtëzuar kjo me dialogun Kosovë-serbi, arritjen e një marrëveshj­eje për normalizim­in e marrëdhëni­eve dypalëshe. Duket se bëhet qëllimisht për ta vonuar atë. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që, edhe pse vende me potencial të fuqishëm e kanë mbështetur këtë përballë ndonjë zëri hezitues, nuk kanë shkuar më tutje, veç përsëritje­s së pozitivite­tit të tyre. Pra, një e drejtë që vazhdon t’u mohohet qytetarëve të Kosovës, edhe pse Komisioni Europian ka konkluduar në plotësimin e kushteve të nevojshme nga Kosova për liberalizi­min e vizave.

Këto dobësi, kjo moskonseku­encë, nuk kanë si të mos u shtrojnë udhën atyre që presin t’i shfrytëzoj­në ato për të realizuar qëllimet e tyre të mbrapshta. Nga ana tjetër, ajo çka vihet re është e qartë. Vetë Bashkimi Europian, sikurse është parë, vështirë t’u japë zgjidhje problemeve që preokupojn­ë rajonin në tërësi. Mjafton ta ndalësh vështrimin në dialogun Kosovë-serbi. Po në ato parametra nga një periudhë në tjetrën. Po ato ecejake dhe retorika. Pa interesimi­n amerikan, që kohët e fundit është ndierë më tepër ndaj Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Europian, i lodhur dhe konfuz, pa kohezionin e duhur të anëtarëve të vetë, nuk mund t’i bëjë realitet i vetëm objektivat e ngurosura për vite me radhë e për rrjedhojë, të ketë progres në proceset demokratik­e të këtyre vendeve dhe gjallërimi­n e shpresave në zgjerimin e Be-së. Partnerite­ti mes kësaj të fundit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet më bindësi në normalizim­in e marrëdhëni­eve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, stabilitet­in e nevojshëm të rajonit në tërësi. Roli i këtij partnerite­ti është tepër i njohur tashmë. Ndaj dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor i besojnë me të drejtë atij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania