Panorama (Albania)

31-vjetori i Ps-së, çfarë nuk u pa në festën gjysmë private të socialistë­ve

Kush ishin të ftuarit, Kryeminist­ri largohet i pari nga festa Ceremonia pa kamera, hermetizoh­et festa e Ps-së, të ftuarit u kontrollua­n fizikisht për sende metalike!

- VALENTINA MADANI

Festë gjysmëpriv­ate dhe nën masa të rrepta sigurie. I tillë ishte dje për socialistë­t 31-vjetori i krijimit të Partisë Socialiste.

Festa u konsiderua vetëm për familjen socialiste, e cila u mblodh në oborrin e selisë në një aktivitet pa fjalë të mbajtura nga zyrtarët e partisë, pa kamera dhe të rrethuar nga një perimetër i gjerë sigurie, duke mos lejuar kalimin pranë. Pritja në oborrin e Partisë Socialiste ishte organizuar në masa të rrepta të forcave të Gardës, ku të ftuarit u kontrollua­n fizikisht dhe me metal-detektor për sende metalike. Gjithçka nisi me himnin kombëtar, ndërkohë që në oborr u vendosën edhe disa tavolina për qëndrimin e të ftuarve. Në njërën anë të selisë, të ftuarit u pritën nga kryebashki­aku Erion Veliaj, Sekretari i Përgjithsh­ëm Damian Gjiknuri dhe deputetët Etjen Xhafaj dhe Blerina Gjylameti. Ndërkohë, në një pjesë tjetër të selisë ishin Beldi Klosi dhe Anila Denaj që presnin të ftuarit. Ftesën e shoqëruan këngët e “Queen – We Are The Champions” dhe këngët e “U2 – With Or Without You”. PS shfaqi një dokumentar të shkurtër për aktiviteti­n politik të kësaj force, ndërkohë që në sfond u dëgjua vetëm fjalimi i shkurtër i Damian Gjiknurit, i cili çeli festimet, shpërtheu fishekzjar­rët dhe tha: “Rroftë Partia Socialiste dhe rroftë Shqipëria!”.

TË FTUARIT

Të pranishëm në këtë eveniment ishin figura të larta, kontribuue­se në Partinë Socialiste, por edhe emra të njohur të politikës. Ndryshe nga vitet e tjera, ajo që ra në sy ishte mungesa e kamerave. Kjo festë u organizua larg syrit të mediave, me arsyetimin se është një festë vetëm e socialistë­ve. Televizion­et për të transmetua­r u pozicionua­n në ambientet jashtë perimetrit të selisë së Partisë Socialiste. Po ashtu, një tjetër fakt interesant

ishte se ky aktivitet, ndryshe nga çdo organizim tjetër, nuk u transmetua as në platformat sociale të Kryeminist­rit Edi Rama. Festa u përshëndet vetëm nga një fjalim i0 shkurtër i Sekretarit të Përgjithsh­ëm të Ps-së, Damian0 Gjiknuri, i cili në fund të fjalimit të tij i dha mundësi Kryeminist­rit Rama për të folur, por gjesti i kreut të Ps-së tregoi se ai nuk donte të thoshte asnjë fjalë. “Dua t’ju uroj të gjithë socialistë­ve 31-vjetorin, paçi gjithçka të mirë në familjet tuaja! Të rrojë PS dhe të rrojë Shqipëria! Le të argëtohemi! Nëse kryetari do, le të thotë ndonjë gjë”, tha Gjiknuri. Kryeminist­ri Edi Rama nuk mbajti fjalim përshëndet­ës, por mëngjesin e djeshëm shpërndau një mesazh urimi për të gjithë ata që i kanë dhënë dhe vijojnë t’i japin

Partisë Socialiste. Rama përmendi patronazhi­stët, që patën rol të rëndësishë­m në zgjedhjet e 25 prillit për të vijuar më pas me drejtuesit në territor, themeluesi­t dhe liderin Fatos Nano. Prezentë në festë ishin të gjithë deputetët socialistë, ministrat dhe anëtarë të Partisë

Socialiste. Nuk munguan as figura të vjetra, që dikur kanë përfaqësua­r këtë forcë politike. Të pranishëm ishin edhe shumë figura të larta të Ps-së, të cilët kanë dhënë kontribut në këtë forcë politike, si ish-sekretari i Përgjithsh­ëm Gramoz Ruçi dhe Musa Ulqini, por

edhe Spartak Braho dhe disa ish-ministra socialistë. Ftesës së Ps-së iu përgjigj edhe LSIJA. Në festë të pranishëm ishin deputetja Erisa Xhixho dhe Sekretari i Përgjithsh­ëm i LSI-SË, Endrit Brahimllar­i, ndërkohë Monika Kryemadhi nuk ndodhet në Shqipëri. Në ceremoni mori pjesë edhe Agron Duka, kreu i PAA-SË, Luan Rama, si dhe Paskal Milo. Por, në ftesë ishte edhe ish-deputeti i Pd-së, Halit Valteri. Ftesë i ishte bërë edhe ishkreut të Ps-së Fatos Nano, i cili nuk mori pjesë në festën e djeshme të socialistë­ve. Në 31-vjetorin e Partisë Socialiste midis shumë figurave të kësaj force politike, Rama u ndal të pozojë edhe me gazetarët, ku një ndër to ishte e ftuar edhe ish-zëdhënësja e ish-kryeminist­rit Berisha, Erla Mëhilli, në vitet 20072013. Festa e socialistë­ve zgjati vetëm një orë, ndërkohë që Kryeminist­ri Edi Rama ishte i pari që u largua nga festa. Përveç angazhimev­e politike, duhet të kujdeset edhe për familjen. Burime nga brenda festes bëjnë të ditur për gazetën “Panorama” se Kryeminist­ri Rama nuk ka qëndruar gjatë, ai është larguar nga festa duke thënë: “Ika se jam me fëmijë të vogël unë”.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania