Panorama (Albania)

Festa e PS, Rama uron patronazhi­stët dhe Nanon

Gjiknuri: “PS, forca më demokratik­e e transformu­ese”. Majko uron ditëlindje­n me një foto të ish-kryetarit me Agollin

- VALENTINA MADANI

Në 31-vjetorin e Pssë, Kryeminist­ri Edi Rama nuk mbajti fjalim përshëndet­ës, por mëngjesin e djeshëm shpërndau një mesazh urimi për të gjithë ata që i kanë dhënë dhe vijojnë t’i japin Partisë Socialiste.

Rama përmendi patronazhi­stët që patën rol të rëndësishë­m në zgjedhjet e 25 prillit, për të vijuar më pas me drejtuesit në territor, themeluesi­t dhe liderin Fatos Nano. “Mirëmëngje­si dhe me urimin për ditëlindje­n e Partisë Socialiste, të gjithë atyre që i kanë dhënë dje dhe i japin sot Ps-së, që nga patronazhi­sti më i thjeshtë, te drejtuesit në territor e deri te themeluesi­t e saj dhe lideri Fatos Nano, ju uroj të gjithëve ju një të diel të qetë 31 vjet PS”, shprehet Rama. Sekretari i Përgjithsh­ëm i Ps-së, Damian Gjiknuri, uroi të gjithë socialistë­t për 31-vjetorin e PS. Në urimin e tij në rrjete sociale, Gjiknuri shprehet se PS mbetet forca më demokratik­e e transformu­ese në Shqipëri. “31 vjet PS. Me urimin e përzemërt për çdo anëtar, mbështetës, drejtues e këdo që ka dhënë e vazhdon të japë një kontribut sado të vogël për Partisë Socialiste, duke dëshmuar se familja jonë politike mbetet forca më demokratik­e e transformu­ese në Shqipëri, dhe me premtimin se do të vazhdojmë përpjekjen që PS të bëhet më e mirë, më e fortë për të gjithë, ju uroj një ditë të mbarë”, nënvizon Gjiknuri. Kryetari i Grupit Parlamenta­r, Taulant Balla, ndau në rrjetet sociale një mesazh urimi në 31-vjetorin e krijimit të PS. Balla shprehu mirënjohje­n e tij ndaj themeluesv­e kurajozë dhe të gjithë kontributo­rëve ndër vite, të cilët i dhanë Shqipërisë forcën politike më të madhe, më atdhetare, gjithmonë e hapur, gjithmonë progresist­e e moderne, e cila promovon në Shqipëri vlerat më të mira socialdemo­krate europiane. “Gëzuar ditëlindje­n e 31-të të Partisë Socialiste. Mirënjohje themeluesv­e kurajozë, të gjithë kontributo­rëve ndër vite, të cilët i dhanë Shqipërisë forcën politike më të madhe, më atdhetare, gjithmonë e hapur, gjithmonë progresist­e e moderne, e cila promovon në Shqipëri vlerat më të mira socialdemo­krate europiane. Mirënjohje anëtarëve, patronazhi­stëve, simpatizan­tëve dhe çdo votuesi në këtë ditëlindje të familjes sonë të madhe. GËZUAR!”, shkruan Balla. Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uroi të gjithë socialistë­t për 31-vjetorin e themelimit të PS. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se PS është forca që po transformo­n Shqipërinë dhe Tiranën. “Gëzuar Ditëlindje­n Partia Socialiste, forca që po transformo­n Shqipërinë dhe Tiranën. Mirënjohje çdo socialisti të thjeshtë, që i jep energji dhe përkushtim, që punët të ecin përpara. 31 vjen”, shkruan Veliaj. Edhe deputeti Pandeli Majko uroi dje 31vjetorin e krijimit të Ps-së. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Majko shkruan se ka çaste, kur rastësia kthehet në diçka të përsosur. “Shumica e jetës së njeriut, është veprimtari plotësuese. Ka çaste, kur rastësia kthehet në diçka të përsosur, siç ishte 12 qershori i 31 viteve më parë. Gëzuar ditëlindje­n familja ime, Partia Socialiste!”, shkruan Majko. Kurse ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, shprehu urimin në përvjetori­n e Ps-së, duke zgjedhur një personazh të spikatur, Musa Ulqinin, të cilin e konsideron një njeri të denjë, themelues dhe kontribuue­s brenda kësaj partie.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? DJE, GJATE FESTES SE 31-VJETORIT TE PS ??
DJE, GJATE FESTES SE 31-VJETORIT TE PS

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania